Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet ish-i dashuri i Desara Mançellarit: Ju tregoj si është e vërteta

04/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfehet ish-i dashuri i Desara Mançellarit: Ju tregoj si është e vërteta

“Nuk e kam dhunuar asnjëherë Sarën. Babai im e ka trajtuar si vajzën e tij”. Kështu e nis historinë e tij Filip Qosja Papajani në lidhje me Desara Mançellarin, e arrestuar nga policia pasi akuzohet se dogji me benzinë 4 makina. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu tregon detaje për ngjarjen, si dhe arsyen e vërtetë të ndarjes së tij me vajzën.





Filip, ju jeni përfolur shumë këto ditët e fundit nga ish­e dashura juaj, e cila ka ardhur në lagjen ku banoni ju e ka djegur 4 makina. Vajza pretendon se ju e keni dhunuar, e keni bërë?

Jo, nuk e kam dhunuar asnjëherë. Po të kishte ndodhur realisht, pra të ishte dhunuar nga unë dhe babai im, ajo duhet të kishte shkuar në polici e të denonconte. Ajo nuk është dhunuar asnjëherë prej nesh.


Si është historia? Ti ke qenë i dashuri saj, apo jo?

Po, unë kam qenë i dashuri i Desarës, por vendosa të ndahesha me të, pasi gjatë kohës që kam qenë jashtë shtetit, kuptova që ajo më gënjente dhe kjo gjë më bezdisi. Ajo mendoi të bënte jetën e saj kur unë isha larg, ndërsa mua më thoshte gënjeshtra. Kur erdha nga jashtë shtetit, i thashë se historia jonë nuk mund të vazhdonte më. Kemi debatuar bashkë, por jo me duar. Pas dy­ tri ditësh babai im e ka takuar atë, sepse shpesh ka qenë babai im që qetësonte ujërat kur ne ishim të zënë. Ajo ishte në një lokal dhe ne e morëm, shkuam te lokali ynë. Pas kësaj kemi dalë, kemi folur pa asnjë problem.

Po pse u sqaruat me Sarën dhe me babain?

Ajo filloi të më kërcënonte me fjalë, më thoshte mbaje mend…

Sa kohë kishe me vajzën?

Kisha 10 muaj. Isha vetëm në lidhje, nuk isha i fejuar me të, por ajo hynte e dilte në shtëpinë time dhe kishte relata të mira me prindërit e mi. Por pas djegies së makinave dhe identifikimit të saj po dalin shumë fjalë rreth meje e familjes sime, të tipit që babai im dhe unë e kemi dhunuar, mami ka prishur fejesën…

Në fakt ti ke qenë në Greqi për të bërë ushtrinë?

Shkova në Greqi, por nuk e bëra ushtrinë.

Ju jetoni atje ndërkohë?

Jo, unë jetoj në Shqipëri, por shkoj shpesh sepse kemi biznese atje.

Në median sociale kushërira e Sarës ka publikuar mesazhe ku shkruhet se ti po jetoje me 2 mijë lekësha për t’i blerë asaj “Iphone”?

Babai im është ndërtues dhe jemi në gjendje shumë të mirë ekonomike. Sara e di mirë këtë gjë, sepse gjithë verës ajo është larë bashkë me motrën e kushërirat e veta në pishinat e mia, kemi shkuar bashkë jashtë, në lokalet që familja ime posedon, ka qenë bashkë me familjen time. Kemi dalë shpesh për jetë nate bashkë dhe në Tiranë e sigurisht që s’kam qenë me 2 mijë lekësha, kjo sepse familja ime më ofron një status më të mirë ekonomik. T

i mendon që ajo i thotë gjithë këto për çështje inati?

Po sigurisht për çështje inati, sepse s’ka asnjë arsye tjetër.

Ndërkohë Sara është e ndaluar nga policia, ju keni bërë denoncim?

Po, Sara është e ndaluar nga policia dhe deri sa u verifikua nga ata, u ndalua. Personat e tjerë që iu dogjën makinat kanë bërë denoncim, neve jo.

Keni dhënë deponim në polici?

Po, kam deponuar dhe i kam thënë të njëjtat gjëra që po ju them dhe juve, pra që jemi ndarë e kemi debatuar me fjalë, por jo me dhunë.

Si e morët vesh që ajo po hakmerrej karshi teje?

Unë mora një mikun e vet familjar në telefon dhe i thashë të pyesë motrën e saj pse po i bëjnë të gjitha këto gjëra dhe ai më tha që po i bën të gjitha nga inati që unë të tërheq denoncimin, ndërkohë që unë s’kam bërë denoncim, por është bërë vetë nga policia ndalimi i saj, sepse u identifikua nga kamerat përreth.

Nga është Sara? Sara është me origjinë nga Përmeti, por lindur e rritur në Tiranë.

Pra, jeton në Tiranë me familjen e saj?

Po, jeton me familjen ka dhe një motër më të vogël, që unë e kam trajtuar si motrën time, kemi dalë bashkë shumë shpesh, sepse ajo dilte rrallë ngaqë kishte probleme me shëndetin dhe unë e kam ndihmuar ta rikuperonte këtë problem. Dhe të gjitha mesazhet dhe videot i bën motra e saj nën pseudonimin “kushërira”.

Tags: ish i dashurRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
Next Post
Prezervativi, risia më e re në dizenjimin e fustaneve

Prezervativi, risia më e re në dizenjimin e fustaneve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera