Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet Ledioni: Puthja e parë me Sarën si në film! Me Vjollcën kam marrëdhënie ndryshe brenda dhe jashtë punës

24/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfehet Ledioni: Puthja e parë me Sarën si në film! Me Vjollcën kam marrëdhënie ndryshe brenda dhe jashtë punës

“Për herë të parë jemi puthur nën tingujt e “All of me” të John Legend. Ishte datëlindja ime. Ishim duke festuar me miqtë dhe Sara ishte surprizë. Gjendeshim në jug. Është një moment si në filma”.





Kështu e rrëfen moderator historik i “Top Channel” Ledion Liço puthjen e parë me të dashurën e tij të zemrës, që fati deshi të ishte pikërisht një nga pronaret e këtij televizioni. Por Sara është një vajzë me këmbë në tokë, pavarësisht statusit në shoqëri e pasurisë së familjes së saj. Sipas përshkrimit të Ledionit, në intervistën e tij për kopertinën e revistës “Ejani”, Sara ka një sinqeritet për t’u admiruar.

“Tek Sara adhuroj faktin që është përherë e sinqertë dhe me këmbë në tokë, si dhe vendosmërinë e saj. Madje mund të them se ndonjëherë unë nuk arrij ta kuptoj plotësisht se pse duhet ta bëjmë një veprim të caktuar, por në fund rezulton që të kemi marrë vendimin e duhur dhe çdo gjë del shumë mirë. Në ketë sens ne plotësojmë njëri-tjetrin, aq të ngjashëm sa edhe të ndryshëm”.


E sigurisht që të gjithë kemi kuriozitet të dimë më shumë për raportin dhëndër-vjehrrë. Ata kanë marrëdhënie të ndryshme me zonjën Vjollca Hoxha, tjetër në punë e tjetër jashtë saj.

“Jashtë ambienteve të punës kemi një marrëdhënie shumë të afërt. Kemi një raport aq sa të mirë dhe korrekt. Ndonjëherë në punë jemi edhe konfliktualë për shkak të këndvështrimeve të ndryshme, por e gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët”.

Prezantuesi i talentuar zbulon gjithashtu se dita kur ai nuk do të shfaqet më në ekran, nuk është shumë e largët, ndonëse ai është shumë i ri në moshë por jo në profesion.

“Ndjej më tepër sadisfaksion pas kamerave, sesa duke qëndruar para tyre. Besoj se nuk do të jetë e largët dita që nuk do të jem në ekran me fytyrë. Me shumë gjasa do të jem pas tij, ose nuk do të jem fare, pasi ndonjëherë mendoj se London mund të kërkojë më tepër kohë sesa unë mendoj, prandaj do t’i dedikohem më tepër atij”./ revistawho.com

Tags: ledion lico
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
“Kuku ça më gjeti”! Rudina Magjistari vë në siklet Ledri Vulën

“Kuku ça më gjeti”! Rudina Magjistari vë në siklet Ledri Vulën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera