Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfehet modelja, ja historia e dhimbshme e gjyshes së Angela Martinit që “çnderoi” familjen (VIDEO)

08/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfehet modelja, ja historia e dhimbshme e gjyshes së Angela Martinit që “çnderoi” familjen (VIDEO)

Disa ditë më parë supermodelja Angela Martini i bëri një dedikim plot dashuri gjyshes së saj, që bukuroshja shqiptare i thërret nana Doga. Sot, në ditën e festës, Angela tregon më shumë për gjyshen, një femër e guximshme të cilës ja shkruan fatin ende pa e përqafuar këtë jetë. “Kjo është historia e gjyshes sime. Historia e saj e dashurisë më ka frymëzuar e më ka bërë të kuptoj se kur dashuria vjen, nuk ka rregulla, ngjyrë e as fe. Dashuria është e vetmja dhuratë për të cilën ia vlen të luftosh për ta pasur”, ka shkruar modelja. ‪Gjyshja e Angela Martinit quhet Davida Ibrahimi. Në fakt historia e Davidës nuk është krejt e panjohur për publikun shqiptar. Jeta e saj është rrëfyer vetëm një muaj më parë në “Top Channel” nga gazetarja Klodiana Kapo. Davida Ibrahimi, edhe pse ka mbushur 86 vjeç, i ka shumë të freskëta ditët kur vendosi të arratisej nga shtëpia saj. Asokohe  ishte 18 vjeç, por fati i saj u lidh sapo nëna e solli në jetë. Ajo duhej të martohej me një djalë nga fisi i Gjonmarkagjonajve. Jeta ka dredhitë e saj hileqare. Në Gojan të Pukës caktohet komandant poste Muho Ibrahimi, sytë e të cilit mbetën tek kjo çobanesh e bukur, por krejt e paditur”, shkruan gazetarja e “TCH”. Ndërsa vetë nana Doga tregon: Nëna më rrahu keq, sa më theu dhëmbët. Muho vjen fill brenda në shtëpi dhe i thotë nënës, pse je bërë kriminele për fëmijën tënd. I thotë nëna “T’lutem shumë dil jashtë se fëmija është i imi. Në ato fjalë vjen njëra jashtë dhe thërret nënën e Muho më thotë “A don me ardh”. I thashë du me ardh pa pikë zori. Dhe e lamë pa dalë drita. Davida shkoi në shtëpinë e Muhos, një mysliman shkodre. Ajo kishte çnderuar familjen. Në ato vite ndasia e fortë midis të krishterëve dhe muslimanëve të Shkodrës sapo kish nisur të zbutej. Davida me buzëqeshje tregon se sa e paditur dhe e humbur ka qenë në fshatin e saj: Shkoj tek një hallvaxhi e më thotë çfarë do me hangër. Blemë nga ato kajmakliat që kanë qenë më të bardhë veze. Krejt e marrë, e shkundun. Ja heq letrën ai hallvaxhia e ma jep në dorë. Unë e shtrëngoj e ajo thërrmohet dhe e lëshoj përtokë se u tremba. Shitësi i tha, Muho se paske gruan qytetare. Jo i tha Muho, e pranoi se e dinte se nga më kishte marrë. Pas 19-vitesh, nëna e gjashtë fëmijëve jeton e vetme dhe me mall për Muhon e saj. (Intervista e plote ne videon me poshte)





 


Tags: angela martinigjyshjahistoria
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
Ribashkohen shoqet e ngushta të BB6, Rikja dhe Elona të dyja në Paris

Ribashkohen shoqet e ngushta të BB6, Rikja dhe Elona të dyja në Paris








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera