Fituesi i edicionit të fundit të ‘Big Brother Love Edition’, Danjeli ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin ‘Ftesë në 5’ me një lidhje ‘Skype’ nga Spanja.
Ai ka treguar se si ka vazhduar jeta e tij dhe angazhimet pas mbarimit të spektaklit dhe se si ka tentuar t’i futet edhe botës së muzikës.
Danjeli nuk i shpëtoi dhe pyetjeve rreth lidhjes së dashurisë së krijuar në shtëpinë e famshme me Fotininë.
“S’e kam të lehtë për Fotin sepse kam kaluar një eksperiencë të bukur me atë”, ka pohuar ish-banori i ‘Big Brother’ duke shtuar se dëshiron ta mbyllë pjesën e saj.
Mes shumë detajesh Danjeli tregoi se është marrë me angazhime të shumta dhe punë të ndryshme, ndonëse tashmë po shijon qetësinë nē Spanjë.
https://www.instagram.com/p/B_7rYRglzXy/?utm_source=ig_web_copy_link