Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”

17/11/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”

Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22-vjeçar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, e cila asokohe ishte një krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do të mbahej në burg për më shumë se tri vjet, raporton “The Guardian”, transmeton Insajderi.
“Si biri i tij, kjo është një histori që më prek shumë thellë – është me të vërtetë në zemrën time”, thotë Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim siç duhet, ju duhet të vlerësoni atë thellësisht. Është kaq tragjike. Ndonjëherë e pyes: ‘Më trego përsëri’, sepse unë ende mendoj se ai s’i ka zbuluar të gjitha. Ka patur gjithmonë momente të heshtura, ku unë kam parë se ai ka gëlltitur diçka dhe nuk ka zbardhur të vërtetën. Ndoshta ishte e shumtë dhe ai donte t’i kursente fëmijët e tij nga pikëllimi.”
“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se ata kishin të drejtë të ekzistojnë. Ai po qëndronte në këmbë për të drejtat e tyre dhe ishin të drejta themelore demokratike, siç është mundësia për të votuar. Nuk ishte vetëm ai. Ishin arrestuar edhe të tjerë, përfshirë xhaxhain e tij, i cili ishte burgosur disa vite më përpara. Ai qëndroi 15 vjet në burg. Ishin burgime krejtësisht politike. Babai im po pyeste veten: ‘Pse nuk kemi demokraci këtu? Ne meritojmë të jemi demokratë. Ne meritojmë që zëri ynë të dëgjohet’”.






si ata kanë vuajtur, se si ata kanë qëndruar të bashkuar dhe se si kanë punuar pa u lodhur për të arritur në jetë.
Parimet e tij janë besnikëria dhe respekti. Kur ai bën diçka, ai e bën atë me zemër dhe me shpirt – ashtu si babai i tij dhe ashtu si nëna e tij, Eli.
“Një nga detajet më interesante në lidhje me prindërit e mi është se ata u bashkuan me njëri-tjetrin vetëm tre muaj para arrestimit të babait tim”, thotë Xhaka, shkruan Insajderi. “Kam një respekt të pabesueshëm për nënën time. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një grua që ka qenë me një burrë për vetëm tre muaj – në atë moshë të re – dhe që pastaj e ka pritur atë për tri vjet e gjysmë. Nëna ime është thjesht një person i pabesueshëm.”
“Një nga gjërat më të çuditshme është se ne nuk e dimë pse babai im u lirua herët nga dënimi i tij, por ai e la burgun në të njëjtën kohë me xhaxhain tim. Asnjë nga familja nuk e dinte që janë liruar, derisa ata ishin kthyer në shtëpi.
Prindërit e Xhakës e dinin se kishin nevojë për një fillim të ri dhe, në vitin 1990, ata emigruan në Zvicër. Djali i tyre i parë, Taulanti, do të lindte në Basel në vitin 1991, me Granitin pas 18 muajsh.
“Babai im tregoi një forcë të pabesueshme dhe Taulanti e unë u rritëm me forcën e tij mendore”, thotë Xhaka. “E kemi pasur këtë idhull, këtë shembull, i cili na mësoi se duhet të jesh i fortë për të arritur gjëra. Pra, ne u rritëm shumë të fortë. Kjo është arsyeja pse në fushë, ne kemi këtë forcë mendore për t’i bërë gjërat mirë”.


Xhaka i detyrohet gjithçka Zvicrës, dhe mundësitë që atij i ka ofruar ky shtet, por ai nuk mund dhe nuk do t’i harrojë rrënjët e tij shqiptare, të cilat vazhdojnë ta prekin atë edhe në Londër. Gjatë fotografimit për këtë intervistë në Camden Toën, një kalimtar shqiptar pothuajse hyn në rrugën ku po bënim fotot, pasi ai e njeh Xhakën. Ai u gëzua shumë kur Xhaka e përshëndeti atë në gjuhën shqipe.
“Kam gjetur këtu disa shqiptarë vërtet të mirë”, thotë Xhaka. “Disa prej tyre drejtojnë një autolarje të veturave dhe unë e dërgoj veturën time atje. Ne bisedojmë dhe, sigurisht, flasim për futboll. Disa prej tyre janë mbështetës të Liverpoolit, disa të Manchester United-it dhe ka shumë tifozë të Arsenalit. Bëjmë shumë shaka”.



Xhaka jeton në Barnet me bashkëshorten e tij, Leonitën, por ata kanë gjetur një shtëpi shumë afër lagjes Camden – një nga lagjet më eklektike të kryeqytetit britanik. Ata shkojnë atje disa herë në javë – për të bërë shoping, për të drekuar apo vetëm për t’u qetësuar.
“Ndjej një lidhje me Camdenin që më kthen në fëmijërinë time”, thotë Xhaka. “Kur Taulanti dhe unë ishim fëmijë, bëmë udhëtimin tonë të parë me autobus nga Baseli në Prishtinë, në mënyrë që të mund t’i vizitonim gjyshërit tanë për herë të parë. Mamaja dhe babai im kishin punë me orar të plotë dhe, kështu ata punonin natën si pastrues zyrash. Autobusi ndalonte në vende të ndryshme dhe kisha parë diku dyqane të ngjashme, të cilat Camden mi kujton tani.”
normalitetin dhe i dua njerëzit e thjeshtë. Më pëlqen të ha ushqim normal. Ka të bëjë me mënyrën se si jam rritur. Në Camden, më pëlqen atmosfera. Është e thjeshtë dhe është mirë. Dhe janë edhe njerëzit. Më pëlqen të bashkëveproj me ta sepse ata janë të thjeshtë dhe edhe unë jam i thjesht. Njerëzit ndoshta nuk presin që një lojtar i Arsenalit të vijë në Camden Lock dhe, të jetë një djalë i thjeshtë”.
Teksa po ecte në rrugë me gazetarin e The Guardian, Xhaka ndalohet nga një person me emrin Çarls, një nigerian tifoz i Arsenalit. Ajo cfarë i thotë ai Xhakës nuk është edhe aq miqësore.
“Ju jeni lojtar i mirë, por…”, fillon Çarlsi. Ai vazhdon të argumentojë se Xhaka ka nevojë të luajë me një futbollist më të aftë, siç është Eden Hazard i Chelseat. “Do të ishte shumë më i mirë sesa Alexis Sánchez,” shton Çarls.
Në gjuhën e tij të katërt – pas atyre gjermane, shqiptare dhe franceze – Xhaka nuk i kupton të gjitha gjërat që Çarlsi i thotë dhe kërkon sqarime. Por, Xhaka është kurioz dhe i interesuar. Ai e di se të gjithë janë kritikë dhe e pranon se tani Arsenali ka shumë tifoz të tillë.
Arsenali qëndron e gjashta në tabelën e Premier Ligës, tre vende dhe katër pikë më poshtë se Tottenham Hotspur, me të cilët “topçinjtë” do të luajnë të shtunën pasdite në Emirates Stadium.
Xhaka, që u transferua te Arsenali në vitin 2016, regjistron 54 paraqitje dhe katër gola.
Në Gjermani te Borussia Mönchengladbach, ai luajti për katër sezone duke bërë 140 paraqitje dhe shënuar katër gola.
Ndërsa në Basel, ku edhe e nisi karrierën, Xhaka bëri 61 paraqitje në dy sezone me ekipin e parë, duke shënuar 2 gola.
Deri më tani, shqiptari regjistron 254 paraqitje në nivel klubesh, ku ka realizuar 16 gola, ndërsa ka bërë edhe 57 paraqitje me Zvicrën, për të cilën përfaqësuese ka shënuar tetë gola.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
(Video) Ermal Mamaqi sheh nudo Bleonën

(Video) Ermal Mamaqi sheh nudo Bleonën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera