Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi i Esmeraldës/ 10 vitet si prostitutë në Greqi dhe zënka me shoqen që i nguli thikën për klientë

21/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi i Esmeraldës/ 10 vitet si prostitutë në Greqi dhe zënka me shoqen që i nguli thikën për klientë

Esmeralda 26 ­vjeçare, e shfrytëzuar prej 10 vitesh si prostitutë në Greqi tregon historinë e saj të trishtë. Ajo rrëfen vuajtjet nga momenti që shoqja e saj Anxhela e trafikoi si prostitutë në Greqi e deri tek plagosja në Tiranë para disa javësh, për shkak të luftës për klientë.





Esmeralda thotë për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se fillimisht është tentuar të abuzohet seksualisht nga babai i saj, ndërsa kur ishte 16 ­vjeçe mëson për sëmundjen e nënës me kancer dhe nuk i tregon asgjë. Esmeralda thotë se kishte shoqe një vajzë me emrin Anxhela, e cila jetonte në Greqi dhe kur mori vesh që nënën e kishte të sëmurë e fton në Greqi me qëllimin që edhe Esmeralda të kontrollohej mos kishte të njejtën sëmundje.

“Anxhela ka pasur një të dashur, ishte tip xheloze dhe inatçie. Ka qënë shumë shtirëse për çdo gjë. Njohja ime me Anxhelën ka qenë zënie se i dashuri i saj më ka ngacmuar mua. Po pastaj u bëmë shoqe dhe ajo iku në Greqi. Atje pati një abort dhe unë doja ta ndihmoja, plus që më tha se kam frikë se mos ke sëmundje si mamaja jote dhe të vish këtu të kurohesh. Kur ika tek Anxhela e kuptova që rrinte në rrugë. Ajo më thoshte jam e sëmurë me kancer. Shkova aty më morëm pasaportën, kishte edhe një shokun e vet… Më ka rrahur shoku i shokut të Anxhelës. Ke ardhur për punë, iu thashë nuk di gjuhë. Në atë moshë që isha unë nuk e kuptova që në telefon se për çfarë më kishte ftuar Anxhela”. Momenti më i vështirë për Esmeraldën ka qenë presioni që i bënin tutorët. Megjithatë ajo ka qëndruar në rrugë vetëm një muaj e më pas është kthyer në Pogradec.


“Ata më kërcënonin edhe për mamin që mund ti bënin ndonjë gjë. Më bënin presion ndaj mamit, ma përkujtonin të mos shkoja në polici. Rikthehem në Pogradec, po pasaportën ma mbajtën ata, nuk ma dhanë kurrë”. “Për 10 vite Anxhela më kërcënonte, deri në momentin që u takuam në Tiranë më 31 maj”,­ thotë më tej Esmeralda. Ndërsa shkak për plagosjen e saj dyshohet të jetë bërë lufta për “klientë”. “Nëna ime po i mëson sot të gjitha për herë të parë si me rastin e babait si dhe fakti që kam qenë në Greqi…Anxhela më kapi në rrugën e Elbasanit e dinte ku e pija kafen, vetëm kur më thotë më shikon dhe më thotë ku je zemër? Më ka marrë malli të kam pas shoqen më të mirë, ke qenë e besës edhe pse të kam bërë presione. Pimë kafe më thotë se do ikim tek Qyteti Studenti, aty ndodhet një hotel janë ca shkallë është errësirë, ku nuk kishte dritë ishin dorë për dore me Anxhelën kur po flisja në telefon më ngul thikën”./lapsi.al/

Tags: Prostituterrefimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
Next Post
Risitë e IOS 10…

Risitë e IOS 10...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera