Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Rrëfimi i kuzhinieres së Enverit: Çfarë s’mungonte në tryezë, si më foli kur theva gotat

02/11/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfimi i kuzhinieres së Enverit: Çfarë s’mungonte në tryezë, si më foli kur theva gotat

Ajo quhet Male Gumi, sot është 85 vjeçe, por dikur, në rini, fati e çoi të punonte për 14 vjet rresht si ndihmëskuzhiniere e diktatorit Enver Hoxha në vilën e Vlorës. Ajo tregon anën tjetër, atë të shtëpisë, të familjes së liderit të dikurshë. E lindur në qytetin e Vlorës, Malja rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje. Në të 17­-tat e moshës, Males i duhej të punësohej diku, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha dora vetë. Ajo tregon për këtë ditë, në një rrëfim për portalin ‘Tesheshi.com’.  “U ngrita atë mëngjes dhe babai im, Zaçja më tha se do filloja punë si ndihëmsekuzhiniere, punë të cilën ma kishte gjetur një mik i famljes. Sapo futem në ndërtesë mbetem e shokuar jo vetëm nga vila por edhe nga oborri me plot lule e me të gjitha llojet e trëndafilave. Në sallon me priste një grua e cila ishte kryekuzhinierja. Më veshi një këmishë të bardhë dhe më tha se duhet të nxitonim pasi dreka ende nuk ishte gati. Ju futa menjëherë punës. Ishte dita e parë që punova në vilën e Enver Hoxhës. Kaluan ditët por unë ende nuk e kisha parë nga afër Enverin. Të dy djemtë e tij qëndronin aty gjatë ditës dhe ne u përgatisnim ushqime të shumta e mjaft të shëndetshme teksa porosinë e merrnim nga Nexhmija. Dhe me duart që më dridheshin nga emocioni, më në fund, aty rreth datës 13 dhjetor i shërbeva për herë të parë Enverit. Kur mbarova me të servirur pjatat, shkova me vrap në kuzhinë dhe nga frika apo emocioni theva disa gota të cilat po i laja. Kryekuzhinierja nuk foli, ndërsa nga larg më erdhi një zë ku më foli shoku Enver duke më thënë që mos të mërzitesha. Pas kësaj ngjarjeje vija çdo ditë në punë dhe shikoja se sa thjeshtë e mirë ndihesha në shtëpinë e udhëheqësit të shqiptarëve asokohe”. Por si ishte t’i shërbeje një udhëheqësi ? Çfarë i pëlqente të konsumonte më së shumti atij dhe familjes së tij? “Çdo gjë që shtrohej në tavolinë ishte e pëlqyer nga Enveri pasi gatuhej mjaft mirë dhe kurrë, asnjëherë nuk thoshte se nuk i pëlqente ushqimi. Gjithmonë ne i përgatisnim shumë gatime tradicionale dhe ato ishin më të preferuarat për të. Byreku ishte një prej ushqimeve që nuk mungonte në tavolinë. Shkova në në atë shtëpi fare e vogël, mësova shumë, punova prej më shumë se 14 vjetësh dhe me pas u shkëputa me kujtimet më të bukura . U largova për të vazhduar rrugën time. Kam pasur një jetë tepër të vështirë pas atyre viteve që lashë punën. Nuk u martova asnjëherë dhe s’munda të krijoja një familje. Gjithmonë e kam dashur një të tillë, por ja që fati ….(dhe qan). Kur vdiq Enveri, si të gjithë të tjerët qava. Kam qarë shumë pasi unë edhe e kisha njohur dhe nuk më është dukur asnjëherë aq hijerëndë, por gjithmonë i qetë në familje dhe në sjelljet karshi nesh. Do të shkoj në ditëlindjen e tij dhe në çdo datë tjetër sa të kem fuqi, sepse është një pjesë e madhe e rinisë time që është e mbushur me plot histori, të mira e të këqija. Unë sot e them me krenari se i kam shërbyer ish­udhëheqësit komunist, shokut Enver Hoxha”, – përfundon rrëfimin e saj Male Guma, 85­vjeçarja që i shërbeu Enverit si ndihmëskuzhiniere.





kuzhiniere-enver


Tags: enver hoxhamale gumirrefimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
RREFIMI/ Soni Malaj tregon detajet e lidhjes: Takimi i parë me Klevin dhe si u dashurova

RREFIMI/ Soni Malaj tregon detajet e lidhjes: Takimi i parë me Klevin dhe si u dashurova








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera