Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rregullat e reja për marrjen e patentave, kufiri i ri i gabimeve dhe kategoritë e makinave

14/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rregullat e reja për marrjen e patentave, kufiri i ri i gabimeve dhe kategoritë e makinave

Kjo është patenta e re e cila ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti. Çdo person që dëshiron të pajisjet me këtë patentë ka dy lloj mundësish njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve, raporton Balkan Web.





“Në vazhdim të ligjit të ri personat kanë të drejtë të përzgjedhin ose të përgatiten për mjete me kuti shpejtësi automatike ose për mjete me kuti shpejtësie manual atëherë ata kanë të drejtën e drejtimit edhe të mjeteve të tjera me kuti shpejtësie automatike. Në qoftë se përgatiten ose fitojnë provimin për mjete me kuti shpejtësie automatike kanë të drejtë të drejtojnë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike. Për ta përfituar të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manual duhet të bëjnë përsëri një kurs pranë një autoshkolle kurs praktike”, thotë për News 24 e Shkëlqim Gruda, kreu i Drejtorisë së Drejtuesve të Mjeteve.

Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë e moshës 16 vjeç, të cilët më parë drejtonin motoçikletë pa leje drejtimi.


“Kategoritë shtohen nga 8 kategori bëhen 15 dhe këto kategori shtesë janë nën kategori të kategorive bazë. Në lejen e drejtimit të kategorisë A përfshihet A1 dhe A2 ose ka pasur leje të kategorisë B shtohet dhe një B1 ose C dhe C1. Për të marrë leje drejtimi të kategorisë AM, personi duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit rrugor me certifikatë mjekësorë dhe të regjistrohet për t’u futur në provimin e teorisë. Merr pjesë në provimin e teorisë dhe pasi e fiton atë ka të drejtën e përfitimit të lejeve të kategorisë AM”, thotë Gruda.

Këto risi prekin personat që pajisjen për herë të parë me patentë, jo ato që kanë aktualisht një leje drejtimi.

“Personat që kanë sot një leje drejtimi, të gjithë janë të përgatitur për leje drejtimi të kategorive përkatëse. Të gjithë këta përfitojnë drejtimin e të dy llojeve të mjeteve si me kambio manuale ashtu edhe me kambio automatike”, sqaron Gruda.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.

Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka pasur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubikë.

55253f6f424ecee9d340ebb93114821e

Tags: patentat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Ledri nis një lidhje të re, vajza që jeton në Gjermani i rrëmben zemrën reperit

Ledri nis një lidhje të re, vajza që jeton në Gjermani i rrëmben zemrën reperit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera