Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

RREGULLAT/ Kërkoni një automjet të blinduar? Ja sa duhet të paguani

13/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
RREGULLAT/ Kërkoni një automjet të blinduar? Ja sa duhet të paguani

Vitet e fundit janë shtuar personat fizikë që kërkojnë të përdorin për nevoja personale, apo biznesi automjete të blinduara. Por sipas ligjeve të shtetit shqiptar, jo kushdo mund të blejë dhe sjellë në Shqipëri mjete të tilla. Kështu, legjislacioni ka disa rregulla dhe procedura për të gjithë ata që kërkojnë të ngasin mjete të blinduara, raporton “Panorama.al”. Këtu flasim për qytetarë të thjeshtë dhe jo personalitete. Kështu, “Panorama” mëson se për pajisjen me një mjet të blinduar, ju duhet të paguani 3 mln lekë të vjetra. Leja është e përhershme por duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtme që ta përfitoni atë. Aktualisht në Tiranë janë vetëm 14 persona fizikë që përdorin mjete të blinduara me lejet përkatëse. Mirëpo, drejtuesit e Policise se Shtetit po pergatisin nje tjeter udhezim, per te shtuar edhe disa kritere me te forta, per personat qe kerkojne te kene ne perdorim mjete te blinduara. Sipas tyre udhezimi i fundit eshte i 10 viteve me pare dhe nuk ka pasur rinovim. Por duke qene se jane shtuar rastet, kur persona me histori te meparshme kriminale, apo te proceduar e ne hetim nga Policia, kane ne perdorim mjete te blinduara, parashikohet te jete si kriter edhe “CV” e tyre penale. Kjo per arsye se edhe Policise do t’i lehtesoheshin hetimet ne rastet e nje ngjarjeje te mundshme kriminale.





UDHEZIMET:

Në Nenin 71 “Karakteristikat konstruktive dhe fuksionale te mjeteve me motor dhe rimorkiove te tyre” të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës Shqipërisë”(i ndryshuar), përcaktohet:


Udhëzimi i Përbashkët i Ministrit të Brendshëm nr. 1362/2, datë 29.05.2006 dhe Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nr. 5495 prot, datë 31.05.2006 “Për karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve të blinduara”.

“1 Të gjithë pronarët e mjeteve të blinduara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë nevojë të pajisen me një autorizim të veçantë për t’u pajisur me targa regjistrimi.

  1. Drejtuesit e mjeteve të blinduara, që i përdorin mjetet e tyre për qëllime transporti vlerash monetare, ose për qëllime të tjera sigurimi, eskortimi personash apo vlerash artistike etj., duhet të pajisen me një autorizim të veçantë vjetor të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
  2. Drejtuesit e mjeteve që i përdorin ato për qëllime personale private duhet të pajisen me një autorizim të veçantë të lëshuar nga drejtori i policisë së qarkut pas paraqitjes së kërkesës paraprake.
  3. Ndalohet pajisja e mjeteve të blinduara me targa metalike dhe leje qarkullimi, pa u pajisur më parë pronari i tyre me autorizim përkatës të drejtorit të Policisë së Shtetit, ose të qarkut sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2
  4. Autorizimi i veçantë i lëshuar nga autoritetet e mësipërme policore është i vlefshëm për drejtimin e mjetit vetëm nga personi që e ka në pronësi. Nëse pronari i mjetit do të drejtojë atë me drejtues mjeti të punësuar me kontratë të rregullt ligjore emri i tij, duhet të jetë i shënuar në autorizimin përkatës të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë apo i qarkut
  5. Ndalohet dhënia e këtyre mjeteve në përdorim apo me qira, kujtdo personi tjetër, që nuk është i autorizuar nga policia dhe që në autorizimin përkatës nuk është shënuar emri i tij.
  6. Në rast të ndërrimit të pronësisë, automjetet e blinduara ndalohet të qarkullojnë, derisa pronari i ri të pajiset me autorizim të veçantë nga drejtori i Përgjithshëm apo drejtori i policisë së qarkut”.
Tags: blinduaraMakinat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!
Breaking News

Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!

23/12/2025
Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”
Breaking News

Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”

23/12/2025
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
Next Post
Djali nga Afganistani realizon ëndrrën, takon më në fund Messin

Djali nga Afganistani realizon ëndrrën, takon më në fund Messin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera