Dita e sotme do të ketë rreshje shiu në të gjithë vendin. Temperaturat do të ulen deri në 9 dhe 18 gradë duke bërë që koha të jetë e freskët. Dita e nesërme pritet të kthejë sërish diellin dhe temperaturat të normalizohen. Edhe fundjava pritet të ketë temperatura të ulëta, deri në nisjen e javës së ardhshme.








