Shakira ka arritur marrëveshje me prokurorin publik spanjoll për të zgjidhur një çështje mashtrimi fiskal, pikërisht kur gjyqi i saj ishte gati të fillonte sot në Barcelonë. Këngëtarja ka rënë dakord për të paguar një gjobë prej 7.5 milionë eurosh dhe në këmbim do të shmangë burgun që thuhej se shkonte deri në 8 vjet.
Ajo akuzohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro në tatimin spanjoll mbi të ardhurat midis viteve 2012 dhe 2014. Si pjesë e marrëveshjes, ajo pranoi akuzat dhe një gjobë prej 50% të shumës së borxhit, më shumë se 7.3 milionë euro.