Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

18/11/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish, por edhe të tjera akoma.





Por sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule.
Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe ndalohet në një vend tjetër. Por cili është përfundimi i gjithë kësaj çështjeje? Natyrisht, çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë.
Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen. E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë. Në disa vende si Danimarka tregtimi i pijeve energjike në treg të lirë është i ndaluar. Në Norvegji këto pije mund të blihen vetëm në farmaci. Franca i ka lejuar vetëm së fundmi duke u vendosur sipër një etiketë ku shkruhet: “Të konsumohet rrallë, nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe fëmijëve”. Britania e Madhe nuk ua rekomandon përdorimin e tyre grave shtatzëna, minorenëve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kanadaja këshillon se pijet energjike nuk duhen përzierë me alkool, sepse ky është rreziku i më i madh që mund të shkaktohet nga këto pije. Sipas disa studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes.


Tags: pije energjikerrezik
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Këshilla/ Si të mbani diabetin nën kontroll

Këshilla/ Si të mbani diabetin nën kontroll








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera