Nga rrëzimi i aeroplanit të Egyptair në Detin Mesdhe dje kanë humbur jetën 66 persona. Mes tyre kishte edhe fëmijë të mitur.
Rrëzimi ndodhi pak pasi kishin kaluar mbi qiellin grek.
Kapiteni i avionit madje kishte përshëndetur në greqisht kullën e kontrollit grek pasi kaloi aty, përcjell Tema.
Mes viktimave ishte edhe Samar Ezz Eldin, një stjuardesë 27-vjeçare.
Vetëm 4 muaj më parë ajo bënte shaka me rrëzimin në det duke postuar në FB një foto ku shihej me valixhe në dorë duke dalë nga deti pas rrëzimit të avionit.