Ministria e Shëndetësisë vetëm pak minuta më parë ka publikuar shifrat e fundit të të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë. 6 raste të reja janë shtuar me Covid-19 duke e çuar numrin e të prekurve në 76.
Gjithashtu i është bërë sërish thirrje qytetarëve që të shmangin mjediset me shumë njerëz dhe të respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria.
Kujtojmë se dy kontaktet e pacientit zero që u indetifikuan me Koronavirus në Shqipëri kanë dalë negativë ndaj analizave të bëra pas trajtimit.