Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vendin tonë.
Ministria bën sërish thirrje për të telefonuar 127 dhe mos paraqitjen direkt në spital, si dhe të mos shkelen masat e marra.
Ditën e djeshme, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.







