Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Rritja e presionit të gjakut, ja si të ushqehemi

24/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Rritja e presionit të gjakut, ja si të ushqehemi

Në të shumtën e rasteve hipertensioni është parësor dhe shfaqet mbi bazën e ngushtimit të enëve të gjakut nga sëmundja që quhet arteriosklerozë. Arterioskleroza favorizohet jo vetëm nga mosha dhe prirja gjenetike, por edhe nga ushqyerja e tepërt. Dihet statistikisht se arterioskleroza shfaqet 3-5 herë më shumë tek njerëzit e dhjamosur sesa tek njerëzit normalë. Ndërsa hipertensioni sekondar shfaqet tek të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të tjera të organeve të ndryshme të organizmit. Në mjekimin e sëmundjes hipertonike, një rol të rëndësishëm luan dieta dhe regjimi i ushqyerjes. Problemi kryesor i ushqimit të hipertonikëve është ai i përdorimit të kripës së gjellës. Dihet se kripa e gjellës ndikon negativisht në rritjen e presionit arterial.





Japonezët p.sh përdorin mesatarisht 15 gr kripë në ditë, ndërsa nordikët 16 gr. Për të respektuar këtë dozë, është mirë që gjella të gatuhet pa kripë, në mënyrë që kripa të shtohet para ngrënies dhe e peshuar. Lidhur me konsumimin e ujit, këtyre të sëmurëve gabimisht u kufizohet, me pretekstin se ai hyn në gjak dhe rrit masën e qarkullimit të tij, duke rritur në të njëjtën kohë edhe presionin e gjakut. Nëse i sëmuri nuk mban regjimin e duhur ndaj kripës, atëherë marrja e ujit mbi masën e duhur shkakton rritjen e presionit arterial.Ushqimi kryesor i hipertonikëve duhet të jetë mishi dhe produktet e tij, sepse me anën e  tyre sigurohen substancat që i nevojiten organizmit të njeriut, siç janë: proteinat, yndyrat, karbohidratet, vitaminat dhe kripërat minerale. Të sëmurët që vuajnë nga hipertensioni mund të marrin mish viçi, pule, derri e qengji, por pa i kriposur ato. Nuk duhet të përdorin mishin dhe peshkun e konservuar, si dhe sallamin, për faktin se ato në përgjithësi përmbajnë kripë.

Vezët dhe yndyrat bimore nuk mund të hiqen nga racioni ushqimor i të sëmurëve që vuajnë nga hipertensioni. Buka e këtyre të sëmurëve nuk duhet të përmbajë kripë.


Po kështu, edhe makaronat e orizi duhet të gatuhen pa kripë. Por, duhet pasur gjithnjë parasysh që buka, makaronat dhe orizi përmbajnë shumë kalori, gjë që e favorizon dhjamosjen e të sëmurit, prandaj ato duhet të konsumohen në sasi të pakta, brenda normave dietetike.

Të sëmurët hipertonikë rekomandohet të hanë të gjitha frutat, ndërsa nga perimet nuk u rekomandohet marrja e spinaqit, kastravecit, panxharit, selinos, lakrës së kuqe dhe konservat e përgatitura prej tyre.

Të këta të sëmurë ndalohet pirja e kafesë dhe e kakaos, sepse shkaktojnë nervozitet, pagjumësi dhe rritje të presionit arterial. Lidhur me pijet alkoolike, duhet thënë se përveç një zgjerimi që enëve të gjaku që shkaktojnë fill pas marrjes, ato ndikojnë negativisht në ecurinë e sëmundjes. Pijet alkoolike ndikojnë negativisht në veprimtarinë e zemrës dhe enëve të gjakut. Të sëmurëve hipertonikë u lejohet të pinë 1 gotë verë të kuqe, është mirë çdo darkë.

 

Ushqimet që duhen kufizuar janë: gjalpi, gjiza e djathi i yndyrshëm dhe mishi i bagëtive të imëta.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Zjarre dhe kaos në Los ANgeles, shihni pamjen që ka marrë qielli (FOTO)

Zjarre dhe kaos në Los ANgeles, shihni pamjen që ka marrë qielli (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera