Samanta Karavella është njohur gjithnjë si një vajzë e rezervuar e kur bëhet fjalë për jetën private ka preferuar gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke shijuar një shëtitje në Nju Jork dhe fansave nuk i ka shpëtuar dot një detaj tejet i rëndësishëm!
Fjalët se Samanta mund të ishte shtatzënë nisën që në shtator të vitit të kaluar pas një videoje të këngëtares në natyrë. Por edhe këtë herë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk është panorama, por vetë Samanta.
Fansat e saj kanë nisur spekulimet duke vënë re një bark më të rrumbullakosur dhe janë të bindur: Samanta është shtatzënë!
Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këto zëra, duke ruajtur, si gjithmonë, privatësinë e saj. Po ju si mendoni?