Artisti njohur italian, Fedez, mund të jetë në pritje të një djali me të dashurën e tij të re, Giulia Honegger. Lajmi vijon të përflitet nga ekspertë të gossip-it italian, ndërsa çifti nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar, duke lënë një vakum që mediave nuk u shpëton.
Sipas raportimeve të fundit, një tjetër emër i njohur i “thashethemeve” italiane, Deianira Marzano, bluajti për publikun se Giulia është shtatzënë dhe se çifti po pret një djalë. Kjo u përcoll nga portale të ndryshme italiane, dhe lajmi vijon të shpërndahet nga zërat showbiz-it me shqetësimin e vetëm tashmë, pikëpyetjen për gjininë e foshnjes.
Kjo histori nuk është thjesht një zhurmë e rrjetit, ajo lidhet ngushtë me një saga shumë të ndjekur të showbiz-it italian. Fedez, i njohur si figura publike që ka qenë pjesë e mediave për vite me radhë, u nda nga ish‑bashkëshortja e tij, influencuesja ndërkombëtare Chiara Ferragni, e cila sëfundmi u shpall e pafajshme për skandalin e njohur si ‘Pandoro Gate”. Ajo e ka akuzuar më herët ish-bashkëshortin se e braktisi në momentet më të vështira të jetës së saj!
Pas fundit të lidhjes së tyre, Chiara përjetoi një stinë të vështirë lidhur me çështje juridike dhe presion publik. Ndërsa tani që lajmet flasin për një shtatzëni të mundshme, rinis debati rreth mënyrës se si historia e tyre ka përfunduar.
Kjo tregon jo vetëm një mundësi të re familjare për Fedez, por edhe një kontrast dramatik me të shkuarën: nga akuzat dhe sulmet e kohëve të vështira, te një lajm i ëmbël që mund të kthejë vëmendjen në një tjetër formë. Në çdo histori të famshme, gjestet e vogla, një foto me barkun e mbuluar, një heshtje në vend të një mohimi, mund të bëhen shkak për kapituj të rinj, të paparashikueshëm.
E vërteta? Ende asgjë zyrtare. Por në botën e showbiz-it, edhe vetëm një rrëfim i mundshëm për një djalë në pritje mjafton për të ndezur interesin global. Dhe për momentin, ajo që mbetet është pritja dhe vëzhgimi. A do të konfirmohet kjo pritje, apo do të mbetet një tjetër mister i madh i dashurisë në sy të publikut?








