Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Rrudhat? Ja zakonet e këqija që duhen hequr urgjentisht…

17/06/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrudhat? Ja zakonet e këqija që duhen hequr urgjentisht…

Secila prej nesh i di mëkatet e saj. Për shembull, a e vendosni kremi me faktor mbrojtës të diellit në qytet që në ditet e para të pranverës? Shumë prej nesh nisin të aplikojnë produktet kundër diellit vetëm kur nis plazhi, duke harruar se edhe rrezet e para të pranverës përmbajnë UV. Pa harruar më pas zakonin e keq të përditshmërisë, që nuk hidratohemi mjaftueshëm. Meqë jemi këtu, sidomos verën e fundit po aplikohen spray-t që përmbajnë ujë të pasur me minerale, në mënyrë që përgjatë ditës të freskojmë kudo ku jemi lëkurën e etur, pa pasur medoemos nevojë për një rubinet pranë. Më poshtë po ju listojmë 5 shkaqet kryesore që iu kanë bërë të keni një fytyrë me rrudha.





Mungesa e faktorit mbrojtës në kremin e përditshëm

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë bindjen se mbrojtja nga dielli duhet bërë vetëm gjatë ditëve të verës. Ky gabim ju ka kushtuar shtrenjtë, ju ka rrudhosur. Mos harroni se 90% e shenjave të dukshme të plakjes, shkaktohen nga ekspozimi në diell i cili nuk godet vetëm në plazh, por edhe kur jeni duke bërë thejsht një shëtitje. Zgjidhja? Kurrë më mos dilni nga shtëpia pa vënë kremin mbrojtës.


Konsumi i tepërt i brumërave

Makaronat nuk ndikojnë negativisht vetëm në peshën tuaj. Ato përbajnë gluten dhe ndikojnë në humbjen e elasticitetit të lëkurës suaj. Eliminoni pastat dhe bukën e bardhë nga dieta, duke i zëvendësuar me drithëra integrale.

Jetesa në qytet

Jetoni në qytet! Ajri i ndotur nuk dëmton vetëm mushkëritë, por sidomos lëkurën tuaj. Sipas një studimi të botuar në “National Center for Biotechnology Information”, njerëzit që punojnë kryesisht në rrugë kanë më shumë rrudha dhe shenja plakjeje. Dhe duke qenë se nuk transferohemi dot të gjithë në fshat, ka disa zgjidhje të tjera. Për shembull ushqimi. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me antioksidantë (fruta pylli, perime e gjethe jeshile, peshk). Po ashtu edhe në fytyrë duhet të përdorni produkte që përmbajnë antioksidantë (psh serume me vitaminë C).

Gjumi i pamjaftueshëm

Nuk flini sa duhet. Qëndrimi me orë ta gjata para televizorit duke i marrë orët gjumit, provokon ngritjen e nivelit të kortizolit, hormonit të stresit që kontribuon në krijimin e rrudhave. Lëkura rigjenerohet gjatë gjumit ndaj nëse nuk flini sa duhet do të humbisni këtë proces të rëndësishëm.

Cigarja

Cigarja shkakton kancer, patologji kardiake dhe shqetësime të frymëmarrjes. Nëse këto nuk ju mjaftojnë që t’iu mbushet mendja të hiqni dorë, si ju duket fakti që cigaret ju bëjnë të dukeni shumë më të vjetër se ç’jeni në të vërtetë? Dhe efektet negative të duhanit ne lekure janë dy llojesh. Lëvizja që bëni për të shtrënguar buzët përreth cigares favorizon krijimin e rrudhave, ndërsa substancat kimike dëmtojnë lëkurën në brendësi duke e bërë të duket si e fikur.

 

Tags: rrudhatzakone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
FOTOT/ Jozefina Topalli në versionin sport, kalon ditën në Shirokë

FOTOT/ Jozefina Topalli në versionin sport, kalon ditën në Shirokë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera