Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ruaj traditën, festo shqip”, mbledh bashkë studiues të folklorit dhe artistë

15/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ruaj traditën, festo shqip”, mbledh bashkë studiues të folklorit dhe artistë

Një grup studentësh i Programit Master i Shkencave, dega Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun mblodhën në një tryezë të rrumbullakët studiues si dhe artistë në kuadër të fushatës “Ruaj traditën, festo shqip” që synon ndërgjegjësimin e të rinjve në ruajtjen e folklorit. Kjo fushatë është iniciuar mbi bazat e një detyre kursi, në lëndën Konceptim dhe Menaxhim Fushatash. Pedagogu i lëndës Ph.D. Edlira Mali është njëkohësisht edhe këshilltarja e studentëve gjatë këtij projekti, e cila i ka orientuar studentët në çdo aktivitet të tyre.
Kryefjala e tryezës ishte rreziku i humbjes së trashëgimisë sonë folklorike. Studiuesit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me vështirësinë e tejkalimit të folklorit nga brezi në brez. Duke iu referuar bartësve, gati njëzëri të gjithë ranë dakord mbi faktin se bartësit po humbasin, e ndërkohë po humbim edhe një trashëgimi kulturore.
Tryeza e rrumbullakët u moderua nga gazetarja e mirënjohur Anisa Ymeri, e cila iu bashkua fushatës së studentëve për përçimin e vlerave dhe traditave folklorike shqiptare, ndërkohë që studentja Beklie Koltraka prezantoi për të pranishmit konceptin e fushatës “Ruaj traditën, festo shqip”.
Menaxherja e fushatës studentja Donisa Perseku falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen ndërsa përmendi arsyet e ndërmarrjes së një fushate të tillë duke u nisur edhe nga nevojat e shoqërisë sonë për të ruajtur rrënjët e tyre.
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, gjatë fjalës së tij përshëndetëse përgëzoi studentët për aktivitetin e organizuar. “Vlerë rinia, që rritet dhe edukohet me të gjitha komponentët e atij kombi”, shtoi më tej.
Gjatë bisedës u fol edhe për vlerat e jashtëzakonshme të folklorit dhe rëndësinë e trashëgimit të saj. Prof. Dr. Rahim Ombashi dha një mesazh shumë të vyer për të gjithë të pranishmit duke vënë në pah edhe rëndësinë e këtij takimi. “Marrim nisma të tilla sepse kemi mundësi e mbi të gjitha ndjejmë përgjegjësi për të ardhmen. Nuk harron shqiptari lahutën, traditën, pa ato do të ishte një diçka që ecte pa shpirt”, tha ndër të tjera. Ndërkohë shkrimtari i njohur Doc. Dr. Agron Tufa u ndal në elementët e veçantë të folklorit shqiptar të cilat i bëjnë rrënjët tona të thella dhe impresionuese për këdo që i përjeton.
Një pjesë të rëndësishme të takimit e zuri dhe rëndësia e lahutës, duke iu referuar dhe ngjarjeve të fundit. Koleksionisti dhe instrumentisti Ermal Sela duke parë lahutat e vendosura mbi tryezë tha se tre prej tyre janë autentike shqiptare, duke bërë kështu dallimin mes lahutës shqiptare dhe asaj serbe. Ndër të tjera ai tha se për shkak të masivizimit po prodhohen lahuta serbe si të ishin shqiptare. Me këtë rast në tryezë ishin të ftuar dy lahutistë të njohur të cilët luajtën me veglat e tyre muzikore Jonuz Delaj dhe Gjin Peplokaj si pjesë nga trashëgimia jonë në shekuj (Eposi i kreshnikëve), ashtu edhe krijime të tyre origjinale.
Etnologia dhe antropologia Armanda Hysa u shpreh se folklori i vërtetë nuk gjendet në festivalet folklorike, por tek festat familjare dhe dasmat. Po ashtu edhe studiuesja Ilirjana Kaceli përmendi edhe ngjarjet historike me rëndësi për trashëgimin e kulturës sonë.
Ndërkaq Genc Kastrati, koreograf pranë Ansamblit të shtetit, foli për vallet popullore shqiptare duke treguar mbi veçantitë e tyre. “Vallet ballkanike karakterizohen nga lëvizje dinamike të këmbëve, ndërsa në vallen shqiptare, lëviz çdo gjymtyrë e trupit.” Më tej ai shton, edhe shpjegimin e fjalës valle, me anë të fjalës arbëreshe valë, duke shpjeguar përkatësisht ndjesinë që jep vallja shqipe, dinamike dhe elegante.
Ndërsa ish balerina e ansamblit dhe koreografja, Lindita Kaimi veç nostalgjisë për konkurset e viteve të shkuara, si dhe kujtesës mbi disiplinën dhe kujdesin me të cilat kuroheshin vallet, na solli në vëmendje dhe larmishmërinë e kostumeve popullore shqiptare, si dhe ndryshimet që janë prezente edhe në fshatra shumë të afërt.
Fushatës së studentëve i është bashkuar edhe balerina e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri e cila i ka mbështetur studentët në hapat para të organizimit të aktiviteteve.
Fushata do të vazhdojë me një konkurs vallesh, ku ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të marrë pjesë. Fituesit e tre vendeve të para të konkursit do të kenë mundësi që të performojnë në një koncert madhështor me të ftuar personalitete të artit, si dhe çmime të tjera.






Tags: festo shqipRuaj traditën
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Next Post
Ragni e ‘Bidait’ martohet në jetën reale, njihuni me bashkëshortin e saj

Ragni e ‘Bidait’ martohet në jetën reale, njihuni me bashkëshortin e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera