Viti i Ri e ka gjetur Rudina Dembacaj tanimë me një mbiemër të ri, atë ‘Frroku’. Ky moment nuk kishte se si të vononte, megjithatë aktorja e ndau lajmin në nisje të një viti që për të gjithë shihet si shpresë dhe “shërimi” pas një viti jo pak të mundimshëm si ai që lamë pas.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”, ka shkruar Rudina krah fotove të fundit ku ka lajmëruar edhe dasmën për të cilën nuk kanë munguar ansjëherë pyetjet.
Ne nuk e dimë sa do presë Rudina dhe Marku për dasmën, ama kaq na mjaftoi për të besuar se momente më të bukura i janë rezervuar të gjithëve këtë 2021./revistawho.com
View this post on Instagram








