Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se pavarësisht se është pjesë e ekranit është njësoj si gjithë personat e tjerë të thjeshtë. Së fundmi ajo e ka vërtetuar këtë gjë përmes një video të cilën e ka realizuar në fshat. Moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke mjel një dhi. Megjithëse Rudina nuk e ka plotësisht idenë e procesit të mjeljes duket se ja ka dalë mbanë më së miri. Bashkangjitur videos ajo ka shkruar: “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi. Rudina Dembacaj malësore. Shënkollë 2019”.
https://www.instagram.com/p/B0EXfRSHCQb/
Për këtë veprim moderatorja është përgëzuar edhe nga fansat, të cilët vlerësojnë thjeshtësinë e saj. Ndodh rrallë që figurat televizive të shfaqen në këtë lloj forme, sidomos në rrjete sociale ku pasqyrimi i jetës luksoze zë një pjesë tepër të rëndësishme. Kujtojmë se Rudina prej majit të 2017-tës është pjesë e “Ora News” me emisionin e saj “Mos i fol shoferit”. /revistawho.com