Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rudina Hajdari: Gjëja e parë që doja të bëja pasi humba zgjedhjet? Të flija gjumë

17/06/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rudina Hajdari: Gjëja e parë që doja të bëja pasi humba zgjedhjet? Të flija gjumë

 





Pas kthimit nga Amerika, Rudina Hajdari ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5” për të folur rreth situatës politike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe marrëdhënien që ka sot me partnerin e saj, me të cilin është përfolur se ka një krisje.
Rudina ka sqaruar se raporti në distancë prej 4 vitesh ka sjellë probleme, megjithatë e rëndësishme për të është vajza. Ajo ka treguar se kur rezultati i zgjedhjeve u pasqyrua donte vetëm të flinte gjumë për t’u çlodhur.
“Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha ti mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë.
Gjëja e parë që më shkoi ndër mend është që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nersërmen do shihja se çdo bëja”, tha deputetja.
Ndër të tjera, Hajdari tha se këto zgjedhje nuk ndryshuan asgjë duke shtuar se pavarësisht humbjes, lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri nuk ka mbaruar.
Deputetja komentoi edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike duke thënë se mungon demokracia e brendshme, por kujtoi se zboi kur mbajti mandatin. Këtë moment e cilësoi si “mënyrën më të shëmtuar për ta hequr”.
“PD ka kohë të gjatë që i mungon demokracia e brendshme. Për këtë arsye, si spektatore nga fakti që ajo parti më zboi në momentin që mbajta mandatin, nuk është e vërtetë që ika, por u hoqa në mënyrën më të shëmtuar duke më thënë që nuk isha as anëtare e PD, gjë që nuk është e vërtetë se kam qenë brenda e Partisë Demokratike që kur kam lindur. Raporti im me PD vazhdon të jetë i fortë dhe nuk ka ndryshuar”, u shpreh ajo./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Selin përballet me Ejlylin pasi mësoi të vërtetën, nesër në “Kudo bashkë”

Selin përballet me Ejlylin pasi mësoi të vërtetën, nesër në “Kudo bashkë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera