Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rudina Magjistari: Ju tregoj si u riktheva në formë pas lindjes

13/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rudina Magjistari: Ju tregoj si u riktheva në formë pas lindjes

Moderatorja Rudina Magjistari ka rrëfyer për herë të parë detaje nga mëmësia, duke treguar për ditët e ardhjes në jetë të vajzës së saj Mia. Duke folur për “Shije.al”, Magjistari shprehet se ishte paksa e frikësuar për ushqyerjen e vajzës. Së bashku me bashkëshortin e saj Xhavit Bajrami ata kishin planifikuar edhe metoda alternative në rast se ndodheshin përballë një të papriture. Por, fatmirësisht nuk ndodhi ashtu! “Deri më tani Mia-n e kam ushqyer vetëm me qumësht gjiri dhe çdo gjë po ecën perfekt.” – shpjegon për Shije-n moderatorja. “Nga frika se mos gjërat nuk shkonin ashtu siç i kisha parashikuar, m’u desh të blija një sasi të madhe shishesh me qumësht, por që kanë mbetur të gjitha të pakonsumuara në dollap.” – shton duke buzëqeshur ajo.  Rudina pohon se për veten e saj, nuk konsumon ushqime të pashëndetshme, pasi kjo për të është e vetmja mënyrë për të ardhur në formë. “Vetë ushqyerja me gji, të shpenzon shumë kalori.” – shpjegon ajo, andaj preferoj që në mëngjes të konsumoj muesli e mandej perime, supë e gatime të tjera të shëndetshme duke mënjanuar “snaks” të ndryshme pa lidhje apo ëmbëlsira.” – tregon Magjistari. Rudina ka treguar gjithmonë kujdes shumë të madh për ushqimin, që para se të bëhej nënë. Ajo ndiqte në mënyrë të rregullt  një regjim ditor të pasur më vitamina, proteina e karbohidrate, të alternuar me sportin e saj të preferuar, notin.  Edhe tani ajo nuk heq dorë nga aktivitetet sportive, pasi ka postuar disa herë foto nga shëtitjet e sa,j këtë herë me Mia-n nga liqeni artificial. Magjistari do t`i rikthehet programit të saj në muajin shkurt me emisionin e saj të përditshëm në të njëjtin ekran. Ajo është konsideruar si moderatorja më e ëmbël e ekraneve shqiptare dhe me audiencën më të lartë në fashën e pasdites.






Tags: formelindjaRudina Magjistari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Next Post
Ja si të riktheheni bashkë pas tradhëtisë!

Ja si të riktheheni bashkë pas tradhëtisë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera