Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rudina Magjistari kërcënohet me mesazhe në Facebook, dërgohet në gjyq qytetarja nga Durrësi

27/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rudina Magjistari kërcënohet me mesazhe në Facebook, dërgohet në gjyq qytetarja nga Durrësi

Kanë mjaftuar 8 muaj hetime,që prokuroria e Tiranës të bindet e të ngrejë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe pëndjekur gazetaren, njëherësh moderatoren Rudina Magjistari.
Ka qënë kjo e fundit që në muajin mars të 2013 i është drejtuar me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh është kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Magjistarin.





Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala. Gjatë kryerjes së hetimeve, kjo e fundit ka dhënë shpjegime, duke pohuar se nuk ka dashur t’i bëjë keq mederatorës së emisionit televiziv “Rudina”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka konstatuar se përndjekjen Vjosa Sala, e ka kryer për një periudhë dy vjeçare. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj.Tashmë çështja kundër saj është rregjistruar në 25 tetor të 2015, ndërkohë që në ditët në vijim Vjola Sala do përballet me gjyqtarin Altin Abdiu, raporton “Shqiptarja.com”


Kërcënimet e dhunshme
E pandehura Vjosa Sala, ka lindur në 14 janar 1979 dhe momentalisht është me status beqare. Për gjatë dy viteve, kjo shtetase ka dërguar “lumë” kërcënimesh dhe fyerje në adresat e “Facebook” të moderatores së njohur.

Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmëndje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur. Kjo pasi, e pandehura Vjoza Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj. Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjosa Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të facebukut, duke vijuar me avazin e saj të vjetër të kërcënime pa motiv.

Depërtimin në profil, Vjoza Sala e bënte duke hapur profile të tjera në “Facebook” me emra të rremë dhe emrin e saj. Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar Policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjoza Sala. Pas hetimeve të kryera është mundur të identifikohet dhe ndalohet e pandehura. Gjatë keqyrjes së disa prej rrjeteve sociale që ajo administronte, janë nxjerrë qindra kërcënime dhe biseda shantazhuese, njëherësh dhe fyese në adresë të Rudina Magjistarit. Këto biseda janë printuar në një material prej 80 faqesh dhe se tashmë janë pjesë e dosjes së gjykimit që pritet të shqyrtohet pranë Gjykatës së Tiranës.

Tags: gruajakercenimetRudina Magjistari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Next Post
ITALI/ Tre të burgosur shqiptarë arratisen me çarçafë nga dritarja, përfituan nga rrëmuja e tërmetit

ITALI/ Tre të burgosur shqiptarë arratisen me çarçafë nga dritarja, përfituan nga rrëmuja e tërmetit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera