Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari ka treguar me postimet e ndryshme se ka nisur pushimet duke shijuar kështu verën e këtij viti. Përkrah postimeve ajo nuk ka harruar as të japë mesazhe të rëndësishme lidhur me pandeminë ‘Covid-19’.
“Duke shkuar dje për të ngrënë darkë. Të gjithë me maska. Kudo ku jeni, kudo që të shkoni, vendosni maskën dhe jeni shumë më të qetë e të sigurt”, ka shkruar Magjistari krah postimit të fundit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se në vendin tonë gjatë ditëve të fundit janë shtuar rastet me ‘Covid-19’, ndaj dhe thirrja për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët duke mbajtur maska ka qenë edhe më e madhe./revistawho.com