Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rudina Magjistari nxjerr zbuluar Zogun e Tiranës: Nuk kam dhënë asnjë intervistë për të

14/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rudina Magjistari nxjerr zbuluar Zogun e Tiranës: Nuk kam dhënë asnjë intervistë për të

Emri i moderatores së njohur Rudina Magjistari është komentuar së fundi për shkak se gazetari i “Aldo Morning Show”, Hermes Nikaj, e ka përfshirë në librin e tij të parë me intervista, realizuar disa femrave të njohura në fusha të ndryshme. Për titullin e librit “Magjia femërore”, Hermesi, i njohur si Zogu i Tiranës, ka deklaruar se është frymëzuar për botimin e librit pikërisht nga moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, e cila sapo është bërë nënë e vajzës, Mia. Pas promovimit mes miqve të tij, Nikaj e ka ekspozuar librin me intervista në Panairin e përvitshëm të Librit, që po organizohet në Tiranë. Kjo ka bërë që Hermes t’i bëjë më shumë promocion librit, ndaj dhe Rudina është nxitur të thotë të vërtetën e intervistës së botuar në emër të saj. Ajo ka sqaruar për gazetën “Panorama” se nuk ka dhënë asnjë intervistë për Hermes Nikaj, dhe se intervistën që ai e ka servirur si të tijën, e ka formuluar në bazë të intervistave të ndryshme që ka gjetur në internet. “E vërteta është se Hermes nuk më ka kërkuar një intervistë të tillë, sepse nëse do të ma kishte kërkuar, mund të kishim bërë diçka. Nda,j nisur nga fakti që ai i ka hyrë gazetarisë si profesion, pasi punon në një media, dua t’i jap një këshillë se nuk është kjo mënyra e duhur që ka zgjedhur për t’u bërë gazetar, pra duke gënjyer. Ky profesion kërkon të jesh i vërtetë dhe profesionist”, është mesazhi që Rudina jep në këtë rast. Pas publikimit të librit, në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hermes u shpreh se ishte pikërisht Rudina dhe stili i saj i veçantë i moderimit në ekran, muza e frymëzimit për të botuar librin e tij të parë. “Përzgjodha Rudinën pasi është personazh i dashur i pasditeve të shqiptarëve dhe një model për mua”, tha ai. Pyetjes se si e priti Rudina përfshirjen e saj në këtë libër me personazhe të tjera jo shumë të njohura ai iu përgjigj: “Shumë mirë, duke më falënderuar e duke më uruar suksese të mëtejshme”. (Panorama)





hermes nikaj


Tags: Hermes NikajRudina Magjistari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Shpëthen Veseli i BB: Mund t’i thonit dy fjalë për Kombëtaret tona

Shpëthen Veseli i BB: Mund t’i thonit dy fjalë për Kombëtaret tona








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera