Rudina Magjistari është bërë shumë shpejt pjesë e televizionit si moderatore dhe ka arritur që të mbetet ende një nga figurat më të dashura. Ditën e sotme në emisionin e saj ‘Rudina’ ajo kishte të ftuar këngëtarin Ardian Trebicka, i cili shumë shpejt do të mbajë një koncert recital në Tiranë.
Por kjo nuk është hera e parë për Trebickën, sepse ai ka mbajtur edhe rreth 18 vite më parë një koncert recital. Këtë moment të veçantë Rudina vendosi ta kujtonte me anë të një videoje. Por në video nuk ishte i përfshirë vetëm këngëtari, sepse vetë Rudina ka qenë prezantuesja e koncertit. “Donim të sillnim një fragment nga interpretimi yt dhe thashë po unë pse mos ta kujtojë pak veten si kam qenë atë kohë. Kur e pashë veten thashë duhet kurajo, do bëj si do bëj dhe do e transmetoj’, – tha Rudina përpara se të transmetohej videoja. Në video ajo dukej e veshur me një fustan të gjatë dhe me flokët pak më të shkurtër dhe disa kilogramë më pak.
Megjithatë duket se që nga ajo kohë ndryshimet e Rudinës janë të pakta, sepse ka pothuajse të njëjtën fytyrë si në kohën kur ishte vajzë. Por duket se Rudina nuk e pëlqen aspak veten nga ajo kohë, sepse menjëherë pas videos ajo ka mbuloi fytyrën me duar dhe tha: “E tmerrshme. Megjithatë fustani më pëlqente shumë dhe tani që e shikoja thashë sa fustan i bukur. Ka qenë një kujtim i bukur për mua.” /revistawho.com