Me një postim në rrjetet sociale, Rudina Xhunga ka treguar se ditën e sotme ka humbur babain e saj. “Babi im, iku sonte tek nëna e tij. Pushofsh i qetë ba”, ka shkruar gazetarja krah fotos me kujtimet e fëmijërisë. Ndonëse Rudina nuk ka treguar shumë në rrjetet sociale për lidhjen e saj me të atin, kjo duhet të jetë një nga humbjet me të vështira për të.
Revista Who i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Xhunga./revistawho.com









