Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Sa atraktiv është një mashkull? Këtë e përcakton gjatësia e duarve të tij

13/06/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Sa atraktiv është një mashkull? Këtë e përcakton gjatësia e duarve të tij

Për raportin në mes gishtave dihet që ndërlidhet me hormonet seksuale, me atë që raporti më i vogël i kombinimit ku gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues, është tregues i ekspozimit të testosteroneve në mitër. Kjo nga ana tjetër mund të çojë deri te karakteristikat më atraktive dhe simetrike, të paktën kështu pohohet. Përpjesëtimet tashmë që më herët ishin të lidhura me plleshmërinë, seksualitetin dhe konkurrencën. Efekti është më i fortë në dorën e djathtë se sa në të majtën, pohojnë hulumtuesit. Dr. Camille Ferdenzi dhe ekipi nga Universiteti në Gjenevë, kanë matur përpjesëtimet (përpjesëtimet 2D: 4D) e 49 meshkujve, dhe pastaj pjesëmarrëseve femra ua kanë treguar fotografitë e tyre me renditje të rastësishme. Femrat janë lutur të vlerësojnë fytyrat për më shumë gjëra. Për tërheqjen e tyre afatshkurtër siç është marrëveshja për një takim apo ta zëmë një romancë verore, tërheqje afatgjate në kuptimin e partnerit potencial dhe burrërinë dhe simetrinë e fytyrës së tyre. Hulumtuesit kanë zbuluar se si edhe tërheqja më e gjatë edhe ajo afatshkurtër janë në “korrelacion të lartë” me raportin 2D:4D, ashtu që sa më i ulët të jetë raporti, më i lartë është rezultati. Simetria është po ashtu e ndërlidhur, por interesante është se si burrëria nuk ishte, zbulon ekipi i hulumtimit. Dr. Ferdenzi shpjegon: “Kjo ilustron preferencat e femrave për meshkujt me përpjesëtim më të ulët 2D:4D, me siguri të motivuara nga fakti që ata meshkuj kanë fytyrën e cila është më shumë simetrike.” “Përparësia e tillë ka mundur të evoluojë, sepse rrit suksesin reproduktiv femëror duke fituar dobi nga partnerët të cilët fizikisht janë më robustë.” Megjithatë, për aromën trupore dhe lartësinë e zërit, si edhe për disa tregues tjerë të ekspozimit të lartë ndaj testosteronit, nuk është vërtetuar që janë të lidhur me përpjesëtimin 2D:4D. Kjo mund të jetë për atë se këto veprime zhvillohen në pjesën e mëvonshme të jetës, ashtu që nuk janë nën ndikim të ekspozimit ndaj hormoneve në mitër, përfundojnë hulumtuesit. /Telegrafi/






Tags: gjatesia e gishtavemeshkuj atraktive
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e hënë, datë 12 qershor 2017

Parashikimi i motit, e mërkurë 14 qershor 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera