Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Sa gjatë do të jetosh? Ky test i thjeshtë parashikon jetëgjatësinë

02/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Sa gjatë do të jetosh? Ky test i thjeshtë parashikon jetëgjatësinë

Një test i thjeshtë që kontrollon se sa e lehtë ose e vështirë është për ty të ulesh në tokë, e më pas të ngrihesh, mund të parashikojë jetëgjatësinë, ka zbuluar një studim i fundit. Njerëzit e moshave të mesme dhe të moshuarit që u nevojiten si duart ashtu edhe gjunjët për t’u ngritur përsëri sipër kishin 7 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda 6 viteve, krahasuar me ata që mund të uleshin e ngriheshin pa u mbështetur. Doktorët për një kohë të gjatë kanë përdorur testin e karriges. Ata kontrollonin lëvizjet që kryente pacienti gjatë kohës së ngritjes për të përcaktuar forcën e këmbëve dhe të pjesës së poshtme të trupit. Dr. Kathryn Berlacher, kardiologe tek Qendra Mjekësore Universitare Pittsburgh thotë se ky test i ri i krijuar është më i vështirë, dhe mund të përdoret edhe tek moshat e reja. Faktori më i rëndësishëm që shikohet gjatë procesit të uljes dhe ngritjes nga toka është raporti i muskujve me peshën trupore, por ka dhe faktorë të tjerë jo më pak të rëndësishëm, si fleksibiliteti i trupit, ekuilibrimi dhe kordinimi motorik. “Lëvizja për një individ të moshës së mesme dhe aftësia për t’u ngritur nga pozicioni ulur janë shumë të lidhura me pavarësinë e vetë personit. Imagjinoni sikur ju bien syzet poshtë krevatit dhe për t’i marrë do t’ju duhet të uleni dhe më pas të ngriheni sërish”, shpjegon Claudio Gil Soares de Araújo, profesor tek “Universiteti Gama Filho”, në Rio De Zhaniero. Në këtë studim morën pjesë mbi 2000 të rritur, të moshave nga 51 në 80 vjeç, për afro 6 vjet. Nga këta, 68% ishin meshkuj. Në fillim, secilit prej pjesëmarrësve iu kërkua të ulej dhe të ngrihej duke përdorur sa më pak të mundej mbështetje nga duart, gjunjët dhe pjesë të tjera të trupit.





Ngritja nga dyshemeja

Vullnetarët merrnin 5 pikë nëse ata mund të uleshin poshtë pa prekur gjunjët, këmbët, duart ose krahët dhe 5 pikë të tjera nëse mund të ngriheshin pa ndihmë. Ata humbitnin 1 pikë për çdo pjesë trupi që prekte në tokë gjatë kohës që ishin duke u ulur ose duke u ngritur. Kështu, për shembull, njerëzit që gjatë uljes preknin njërin gju në tokë merrnin 4 pikë. Nëse gjatë kohës që ngriheshin përdornin një gju dhe dorën si mbështetje, humbitnin 2 pikë e kështu me radhë. Nëse gjatë kohës së ngritjes ose uljes ata tundeshin, humbitnin gjysmë pike.


Më të shkathëtit fituan 10 pikë të plota, kurse ata që nuk mundeshin as të ngriheshin as të uleshin u vlerësuan me 0 pikë. Gjatë studimit, 159 vullnetarë vdiqën, dhe shumica e tyre bënin pjesë në grupin e personave që kishin vështirësi në ulje dhe ngritje. Pra, doli si përfundim se pikët që iu atribuuan një personi lidheshin shumë me vdekshmërinë.

Po ju sa pikë jeni?

0 – 3 : Njerëzit me këto pikë kishin 6.5 herë më shumë mundësi të vdisnin gjatë studimit krahasuar me njerëzit që arritën pikët nga 8 në 10.

3.5 – 5 : Ata që kishin pikë nga 3.5 në 5.5 kishin 3.8 herë më shumë mundësi të vdisnin se sa personat me pikët maksimale.

6 – 7.4 : Këta kishin 1.8 herë më shumë mundësi të vdisnin se sa personat me pikë më të larta.

10 : Pikët maksimale. Vetëm dy persona që arritën pikët maksimale vdiqën gjatë studimit prej 6 vitesh. Pra nëse dikush nga mosha 51 në 80 vjeç shënon 10 pikë, mundësitë që ai të jetë gjallë për 6 vitet e ardhshme janë shumë të mira.

Kërkuesit që u morën me studimin thonë se mjekët duhet të fillojnë ta vlerësojnë këtë test si një mjet me rëndësi parësore gjatë ekzaminimit të pacientëve dhe më pas t’u tregojnë sa duhet të ushtrohen.

Tags: jetegjatesiaparashikontest
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Grupi cigan spanjoll këndon këngën e famshme arbëreshe

Grupi cigan spanjoll këndon këngën e famshme arbëreshe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera