Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sa kam qesh! Është koha për “Verë dhe Portokalle”…

30/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sa kam qesh! Është koha për “Verë dhe Portokalle”…

Ata kanë dalë jashtë kuadratit të ekranit, ku njerëzit janë mësuar t’i shohin çdo të dielë mbrëma. Kanë marrë rrugët në një turravrap të paparë, për të shkuar në çdo qytet të Shqipërisë, për të ndaluar në çdo shesh, e për të çuar mes njerëzve gëzimin e të qeshurat, që vetëm ata dinë t’i ndjellin.
Një “Verë me Portokalle” është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në këto ditë të nxehta vere, sidomos në qytezat e vogla, ku rrallë ndodhin gjëra të mëdha.
Ndaj dhe Vodafone Albania u bë mbështetësi kryesor i kësaj nisme, që pa diskutim do të shijohet nga të gjithë, live, duke pasur mundësinë e takimit me aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri, me Policin, Melamin Beratin, Gagaçin, Betim Spërdhimën, Bukrën, Luzen, Ramadan Kafshën, Kapo Kapllanin, Drejtorin, Çiftin e lumtur apo dhe moderatorët, Salsano Rrapin e Xhemi Shehun…E sigurt se pas takimit me ta, të gjithë do të thonë- “Oh sa jam kënaq! Sa kam qesh!”





Bëhet fjalë për një tur shfaqjesh, të trupës së njohur të “Portokallisë”, të konceptuar disi ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’i shohim në ekran. Janë po të njëjtët aktorë, por me numra të rinj humori, të përshtatur për skenat e mëdha të shesheve, me më shumë elemente spektakli, ku nuk do të mungojnë këngët e kërcimet nga vetë aktorët.


Turi i nisur më 28 qershor në Berat, vijoi një ditë më pas në Rrogozhinë, ku trupa ndjeu edhe një herë më shumë etjen që kanë, sidomos banorët e qyteteve të vogla për të tilla shfaqje që do të vijojnë në ditët në vazhdim edhe në shumë e shumë qytete të tjera.


Më 1 korrik “Verë dhe Portokalle 3” do të mbërrijë në sheshin e Katedrales në Korçë, një ditë më pas, më 2 korrik aktorët do të shfaqen në sheshin “Rilindja” në Ersekë, për të shkuar mandej më 4 e 5 korrik në Lushnjë e Divjakë. Sheshi “Pavarësia” në Vlorë do të jetë ndalesa e 9 korrikut, e prej andej do të shkojnë në Sarandë (11 korrik). Sigurisht që destinacionet nuk do të jenë vetëm në jug të Shqipërisë. Pas Fierit e Durrësit (në datat 14 e 15 korrik) trupa do të ndalojë në Tiranë në Sheshin Skënderbej (më 17 korrik) për të vijuar një ditë më pas në Bulqizë e më pas (19 korrik) në Krujë. Pas datës 21 korrik, “Verë dhe Portokalle 3” do të mbërrijë në Shkodër, në sheshin para Bashkisë (21 korrik), në Dibër, Mirditë (25- 26 korrik) e më pas në 1 gusht në Malësinë e Madhe, në sheshin Tamarë Kelmend, ku do të shënohet dhe shfaqja e fundit e kësaj vere që pavarësisht temperaturave të çmendura do të jetë e qeshur.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
Next Post
FOTOT/ Fiorentina dhe Olsi ndajnë çaste intime nga shtrati…

FOTOT/ Fiorentina dhe Olsi ndajnë çaste intime nga shtrati...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera