Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Sa seks është “mjaftueshëm” sipas moshës!

08/01/2023
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Sa seks është “mjaftueshëm” sipas moshës!

Kur vjen fjala për seksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë me zë të lartë: Sa seks duhet të bësh që të jetë mjaftueshëm? Çfarë është “normale”?





Shumë  ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo edhe që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë – 2 herë në javë. Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj. E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.

Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit. 13 për qind e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45% disa herë në muaj, 34% dy deri në tri herë në javë dhe 7% katër ose më shumë herë në javë.


Pothuajse gjysma e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në muaj. Ju surprizon kjo? Duket se po. Kur i ktheheni kohës pas dhe kujtoni kur kishit jetë seksuale më të mirë… ia bëni pyetjen vetes: sa shpesh bënit seks atëherë?

Çfarë ndodh me ne? Të gjithë e dimë! Puna, fëmijët, lodhja, sëmundjet, ndryshimet hormonale – të gjithë këta faktorë kërcënojnë jetën tonë seksuale.

Megjithatë, specialistët e institutit testuan një grup të rriturish për aktivitetin seksual, duke u drejtuar tri pyetje bazë:

Sa seks ju bën të lumtur?

Sa seks ju bën të ndiheni të përmbushur dhe të kënaqur?

Cili është minimumi i seksit që keni nevojë, nëse e dini që nuk do të zgjasë përgjithmonë (raste kur partneri është sëmurë)?

Përgjigjet ishin çuditërisht të pritshme, edhe pse studimi ishte fokusuar kryesisht te çiftet e martuara me fëmijë, kështu që është  një rezultat paksa i njëanshëm. Dhe janë pyetur më shumë meshkuj se femra (kjo nuk ka nevojë për shpjegim). Dhe ja çfarë thanë:

Të lumtur nga aktiviteti seksual: 3 deri në 5 herë seks në javë

Të kënaqur: 1 herë në javë

Minimumi: 1 herë në muaj

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Nënë për herë të tretë, Neda Balluku zbulon gjininë e bebes në studion e “Për’puthen”!

Nënë për herë të tretë, Neda Balluku zbulon gjininë e bebes në studion e “Për’puthen”!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera