Georgina është shprehur e revoltuar duke thënë se është turp që nuk e shijuan lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave, referuar Cristiano Ronaldos, i cili u bë pjesë e lojës Portugali-Zvicër, në minutën e 75.
“Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ty dhe duke bërtitur emrin tënd”, ka shkruar Georgina duke postuar disa foto nga tribuna ku ka qenë duke parë ndeshjen.
View this post on Instagram