Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sabiani i suksesshëm në muzikë, këngëtari: Kam probleme në jetën private

02/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sabiani i suksesshëm në muzikë, këngëtari: Kam probleme në jetën private

Ka kaluar një vit kur Sabiani dhe Marseli performuan me sukses para publikut ballkanik si një dyshe e sukshesme në Bullgari. Janë hitet e tyre “Show Biz”, “Hit Hit”, “Nejen kallim”, “S’ta fali”, apo “Do vdisja për ty” që i kanë bërë mjaft të kërkuar në vende të ndryshme të botës. Suksesin e fundit e patën në Holandë, ku këngëtarët i priste një limuzinë para koncertit. Për dyshen e milionave që është krijuar në tregun e muzikës shqiptare, Sabiani tregon më shumë detaje për gazetën “Panorama”.





Të kemi parë shumë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit, tashmë në dyshen me Marselin. Ke ndier ndonjëherë batica e zbatica në karrierën si këngëtar?

Besoj se e meritoj të jem në skenë, falë talentit dhe fatit që më ka dhënë i madhi Zot, e kështu të mos ndalem në rrugëtimin tim si këngëtar. Nga pasion, muzika m’u kthye në profesion në sajë edhe të punës sime të palodhur, edhe pse kush e mendonte më parë se do të isha këtu ku jam sot. Sa për batica e zbatica gjatë kësaj periudhe prej vitesh në skenë, normale që kanë qenë të pranishme, por më shumë le të themi i kam ndier në jetën time private. E them këtë pasi në art dhe këngë menaxhimin e vetes e bëj me lehtësi, pra s’kam pasur kurrë vështirësi. Jeta të përball me probleme që ndonjëherë më kanë larguar nga muzika, por që ka qenë vetëm çështje, pasi i jam rikthyer punës më pas ashtu siç di unë.


Të shohim në dyshen me Marselin, është kjo një strategji këngëtarësh për të pasur më shumë koncerte e fituar më shumë para?

Mendoj që është normale të bashkosh dy talente dhe dy vokale të mrekullueshme, pasi kështu rruga drejt suksesit është më e sigurt. Për mua dhe Marselin s’ka qenë një përvojë e re, pasi të dy kemi pasur shumë bashkëpunime në të kaluarën. Gjithsesi, unë e konsideroj bashkimin me të një start të ri në karrierën time.

Shquheni për performancat “live”, çfarë komenti do të bënit për kolegët tuaj që performojnë ende me “playback”?

Ne nuk e shohim si problem faktin që kolegët tanë nuk mund të performojnë “live” nëpër koncerte. Ajo është zgjedhja e tyre, duan ta shesin artin e tyre “playback” ashtu le ta servirin, pra asnjëherë s’duhen paragjykuar. Aq më tepër që ndodhemi edhe ne në situata të tilla ndonjëherë, ku na duhet të performojmë me “playback”, pasi jo çdo diskotekë në diasporë, ku performojmë muzikë “live”. Ndodh që ata na kërkojnë me detyrim një program “playback” me hitet tona dhe ne u përshtatemi.

Të ndodh të përballesh me paragjykime për shkak të rrymës së muzikës, apo stilit si këngëtar dhe çfarë bën në raste të tilla?

Sa për paragjykimet, ato janë të shpeshta në muzikë, aq më shumë kur je i suksesshëm. Si në çdo fushë të jetës, edhe në karrierë përballem me to, por i kaloj me indiferencë dhe punë duke i qëndruar gjithmonë besnik shprehjes: “Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara!”.

Tags: sabiani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Next Post
FOTO/ Luana Vjollca bën blerje të reja, makina luksoze gëzon moderatoren

FOTO/ Luana Vjollca bën blerje të reja, makina luksoze gëzon moderatoren








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera