Hyrja e Lorenc Hasramës në Big Brother VIP shkaktoi dhe një furtunë lajmesh të pavërteta për të dhe Keisin. Sipas teorive Keisi dhe Lorenci kanë pasur një romancë jashtë shtëpisë së Big Brother. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Sabiani, i cili është shprehur i revoltuar për këto lajme duke sqaruar se me Lorencin ka miqësi të përbashkët.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët”, shkruan Sabiani.