Një dokument i fshehtë, një shumë marramendëse dhe një histori që refuzon të mbyllet. Kim Kardashian dhe Ray J rikthehen në qendër të vëmendjes globale pas publikimit të detajeve të një marrëveshjeje konfidenciale të vitit 2023, e cila parashikonte heshtjen e plotë për një nga skandalet më të përfolura të showbiz-it. Sipas dokumentit, palët ranë dakord të mos flasin publikisht për materialin që i lidhi për dekada, në këmbim të një pagese prej 6 milionë dollarësh dhe penaliteteve financiare në rast shkeljeje.
“Ai pretendoi se Kim dhe Kris e kontaktuan në vitin 2023 për të nënshkruar një marrëveshje që ndalonte çdo palë të fliste për videon intime. Ai tha se u pagua me 6 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes dhe se kjo përfshinte penalitete financiare nëse ndonjëra palë e shkelte”.
Por ajo që e bën këtë histori të shpërthejë sërish është akuza se marrëveshja është thyer vetëm një muaj pas nënshkrimit. “Ray pretendon se dyshja e theu marrëveshjen duke diskutuar videon në reality show-n e tyre në Hulu, vetëm një muaj pasi marrëveshja u finalizua”. Ndërkohë, beteja ligjore vazhdon, me akuza për shpifje dhe kundërpadi që hedhin hije mbi të vërtetën e një historie që, edhe pas kaq vitesh, mbetet e hapur. Është ky fundi… apo vetëm një kapitull tjetër?










