Ndarja e Shakirës me futbollistin Gerard Pique u përfol jo pak në vitin 2022 dhe duket se fansat vazhdojnë të merren me ish-çiftin.”Page Six” bën me dije se fansat e Shakirës kanë gjetur pamjet ku shihet partnerja aktuale e futbollistit, Clara Chia Marti, nga një intervistë që Pique po jepte nga shtëpia e tij në vitin 2021, kur ai ishte ende në lidhje me artisten kolumbiane.
Edhe pse biondja në video nuk e tregon fytyrën para kamerës, shumë janë të sigurt se ajo është Chia Marti. Një burim i afërt për median Page Six tha se Shakira është “e shkatërruar” nga zbulimi i kësaj videoje.
“Ajo është e shkatërruar kur mësoi se kjo grua hyri në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”, tha burimi i cituar nga kjo media.
Pique e dha atë intervistë gjatë kohës kur këngëtarja ishte në një udhëtim me fëmijët e saj. Fotot e para të çiftit së bashku dolën në dritë në verën e vitit 2022, kur Pique dhe Chia morën pjesë së bashku në një ngjarje festive.
Të përqafuar dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për të fshehur lidhjen e tyre, asi spanjoll i futbollit dhe studentja 23-vjeçare u panë duke shijuar shumë shoqërinë e njëri-tjetrit.








