Thuhet se Shakira dhe Gerard Piqué ishin në një lidhje të hapur për tre vjet para se të ndaheshin pas thashethemeve për tradhtinë e futbollistit.
Çifti njoftoi fundin e lidhjes së tyre pas 12 vitesh, një vit më parë mes thashethemeve se Pique 36-vjeç, kishte tradhtuar superyllin kolumbian, dhjetë vjet më të madhe nga ai, me një studente 23-vjeçare.
Pique, i cili tani po takohet hapur me Clara Chía Martí, mohoi pretendimet e lidhjes në atë kohë, duke këmbëngulur se “nuk kishte asnjë tradhti nga ana e tij”.
José Antonio Avilés, një gazetar spanjoll ka këmbëngulur që nga ajo kohë që Shakira dhe Piqué kishin një marrëdhënie të hapur të pranueshme reciprokisht për tre vjet para ndarjes së tyre.
“Ekziston një marrëveshje sipas së cilës ‘ti bën atë që dëshiron dhe unë bëj atë që dua unë’, por para mediave ne jemi ende një çift,” tha Avilés për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas El Nacional de Catalunya.








