Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Saimir Pirgu çon në peshë zemrat e italianëve, 15 minuta duartrokitje në sallën e teatrit “Massimo Vittorio Emanuele”!

20/05/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Saimir Pirgu çon në peshë zemrat e italianëve, 15 minuta duartrokitje në sallën e teatrit “Massimo Vittorio Emanuele”!

Njeriu vuan për dashurinë kur është i ri, e kjo ndjesi shoqërohet me trishtim, iluzion, me ëndrrën e me projeksionet që krijon shpirti. E keni lexuar “Eugen Onegin”? Epo merrni frymë thellë të lexoni çfarë ka ndodhur në Itali.





Në sallën e TKOB në Palermo është rikthyer pas 24 vjetësh vepra e famshme e repertorit rus “Eugene Onegin” . Një kast i shkëlqyer sopranosh dhe tenorësh kanë çelur siparin e e natës së parë të veprës ruse në shtëpinë e artit “Massimo Vittorio Emanuele”. Njëri prej artistëve është edhe tenori i shkëlqyer shqiptar, Saimir Pirgu. Ai mban një prej roleve kryesore, atë të romantikut Vladimir Lenskij, një rol unik që përçoi emocione të forta te publiku italian.


Interpretimi magjepsës i Saimir Pirgut, me diksionin elegant dhe potencën është shoqëruar me ovacione dhe duartrokitja ka zgjatur jo pak, por 15 minuta. Ashtu siç e ka thënë edhe kritika e “The New York Sun”, “Qielli është limiti i tij”, ndaj krenaria për zërin magjepsës të Saimir Pirgut është e madhe. Interpretues i madh i Çajkovskit është drejtuesi Omer Meir Wellber, i cili edhe këtë herë nuk zhgënjeu.

Një emocion që mbajti mbërthyer artdashësit për 190 minuta  krijon kujtime të përjetshme, nga ato të papërsëritshmet.

Një hero egoist që shkon drejt një dueli fatal me mikun e tij më të mirë krijon dimensione mahnitëse në skenën e teatrit. Kjo vepër është shfaqur për herë të parë në Moskë, më 29 mars 1870, teksa në skenën e teatrit Operas dhe Baletit në Palermo do të shfaqet në datat 20 deri më 25 maj 2023.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
“Mjaft u dobësove”, fansat të shqetësuar për gjendjen e Hande Erçel

“Mjaft u dobësove”, fansat të shqetësuar për gjendjen e Hande Erçel








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera