Siç duket rastësia i ka bashkuar në të njëtin vend, keta dy personazhe, të dy të njohur në mënyrën e tyre. Flasim për vajzën bukuroshe të këngëtares Eli Fara, e cila çdo ditë e më shumë po bëhet e famshme sidomos në rrjetet sociale për pamjen e saj seksi dhe pozat e shumta. Personazhi tjetër, është ndër njerëzit më të rëndësishëm në Shqipëri, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë të shtunë ata janë gjendur diku pranë detit, e duhet të ketë qenë jursitja Marina që ka kërkuar një pozë me politikanin, pasi ajo e ka publikuar më pas foton në llogarinë e saj të Instagram ku numëron mijëra ndjekës.