Jemi mësuar që kohët e fundit ta shohim nën hijen e një zyrtari të rreptë dhe shumë serioz. Por ndryshe nga sa na është mësuar syri deri tani me Ministrin e Punëve të Brendshme, kjo video tregon një anë tjetër të tij. Në një klub nate, ai është shfaqur super aktiv dhe më patriot se asnjëherë më parë. Ministri Tahiri i veshur mjaft komod, ka kërcyer e ka kënduar sidomos këngën “Xhamadani vija vija”, duke krijuar mjaft atmosferë dhe duke mos e vrarë mendjen se në atë klub mund të konsumohej edhe ndonjë trefletsh./jetaoshqejf