Tirana – 18 Tetor, 2016 – Samsung Electronics prezantoi dje lançimin global të monitorit më të ri të lojërave, drejtues i industrisë. Monitori i harkuar CFG70, i dizenjuar specifikisht për lojtarët profesionistë, përfshin cilësi të përmirësuar figure me kualitet dhe detaje cilësore për një eksperincë 3D të lojës. Monitori i ri u prezantua fillimisht në konferencat Gamescom 2016 dhe IFA 2016.
Si monitori i parë i harkuar i industrisë për lojëra që përmban teknologjinë quantum dot, i quajtur CFG70 (modelet 60 dhe 68 cm) pasqyron ngjyra të shkëlqyera dhe të sakta përmes një spektri 125% sRGB. Ky ndriçim i shtuar prodhon një kontrast me raport 3.000:1 dhe amplifikon detajet e fshehura më parë të lojës në të dyja variantet në dritë dhe në errësirë. Monitori gjithashtu ofron një ambjent të sigurtë dhe një dizajn pa kadmium.
“Me prezantimin e teknologjisë quantum dot në monitorët tanë inovatorë të harkuar, Samsung ofron një pamje të qartë në të ardhmen e lojrave, me një kualitet të pamjes si kurrë më parë në këtë industri,” tha Seog-gi Kim, zëvëndës presidenti i “Visual Display Business” në Samsung Electronics. “Monitori Samsung CFG70 i bën lojtarët të ndihen pjesë e aksionit dhe përfaqëson monitorin e harkuar, më të fuqishëm dhe vizualisht më premtues të kohës.”
Lojë e qartë dhe e shpejtë
Duke kombinuar teknologjinë Samsung të reduktimit të lëvizjes së turbullt me panelin VA, CFG70 është monitori i parë i harkuar që realizon shpejtësinë 1 m/s si kohë të përgjigjes për figurat lëvizëse (MPRT). Shpejtësia e lartë MPRT redukton kalimet e pamjes midis objekteve lëvizesë dhe të animuara dhe si rezultat, eleminon shpërqëndrimet e mundshme vizuale.
Monitori CFG70 thekson Teknologjinë e integruar AMD FreeSync mbi funksionin HDMI për të sinkronizuar shkallën 144 Hz të rifreskimit të ekranit me kartat grafike AMD të përdoruesve. Kjo lidhje minimizon imazhet marramendëse, gjendjen latente të inputit dhe shkëputjet që ndalojnë lojën dhe përshkallëzojnë lodhjen vizuale.
Eksperiencë optimale në lojë
Samsung e ka pajisur monitorin CFG70 me një gamë të gjerë dezajni lehtësisht të përdorshëm që çon në një menaxhim më të lehtë dhe komod të lojës. Monitori përfshin një interfaqe të dedikuar për lojërat me një panel intuitiv të opsioneve për t’i ndihmuar lojtarët të modifikojnë dhe personalizojnë opsionet e lojës. Çdo monitor CFG70 gjithashtu ofron një seri butonash përpara dhe mbrapa ekranit që përdoruesit të ndryshojnë lehtësisht opsionet e lojës.
Për të frymëzuar më tej përfshirjen si pjesë e lojës dhe për të mundësuar eksperiencën më të mirë për lojtarët edhe në dezajnet më komplekse të lojës, përfshirë edhe përshtatshmërinë me formate të tilla si FPS, RTS, RPG dhe AOS, çdo monitor CFG70 i nënshtrohet kalibrimit rigoroz në fabrikë para-dërgesës. Ky proces optimizon opsione të ndryshme të tilla si: raportet e kontrastit, nivelet e zeza gama për përmirësim të shkëlqimit dhe nivelet e balancimit të të bardhës për menaxhimin e temperaturës. Si rezultat, lojtarët do të përjetojnë një pamje të qartë dhe të shkëlqyer të figurës pavarësisht lojës që po luhet.
Pamje komfort dhe zhytëse me Dizajn të harkuar
Dizajni “Super Arena” i monitorit CFG70, që përfaqëson harkimin 1.800R më të mirë të industrisë dhe një kënd shikimi super të gjerë 178 gradë, është formatuar për t’u përshtatur kurbës natyrale të shikimit të syrit të njeriut. E plotësuar me zërin interaktiv, ndriçimi LED krijon një paraqitje reale dhe i mban përdoruesit të fokusuar përgjatë momenteve më të rëndësishme.
Për më tepër, Instituti Japonez i Promovimit të Dizajnit (JDP) ka emëruar kohët e fundit CFG70 si një përfitues i Çmimeve të tij vjetore të Dizajnit të Mirë, i cili nderon teknologjitë që “përmirësojnë cilësinë e jetës, industrinë dhe shoqërinë”. JDP pranoi efiçencën e interfaqes së avancuar të lojës së CFG70 dhe konfigurimin e lëvizjes komode.