Sara dhe Ledioni kanë vendosur që mëngjesin e sotëm të mos e kursejnë as pamjen e më të voglit të shtëpisë, Roman.
Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka ndarë një foto me djalin dhe Ledionin, të dy duke puthur vogëlushin biond me sy blu.
“I vogli jonë”, ka shkruar Sara krah panoramës më të bukur të familjes së saj.
Nga foto duket se Roman është një kopje e babi Ledionit, megjithatë ne po jua lëmë ta gjykoni vetë ngjashmërinë. Ndonëse Roman e festoi 1 vjetorin disa javë më parë, ky ishte momenti që Sara dhe Ledion vendosën të ndajnë foton e parë me ndjekësit e tyre./revistawho.com









