Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka folur hapur për një nga temat më të diskutuara së fundmi.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet nëse e ndjek spektaklin dhe kë sheh si fitues. Sara u shpreh se për shkak të angazhimeve nuk arrin ta ndjekë rregullisht, por megjithatë ka një preferencë të qartë.
“E ndjek sa herë më lënë kohë punët dhe rutina. Për mua e meriton dhe do ta fitojë Selin. Do më bëhej shumë qejfi që në fund të fitojë një vajzë e re,”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjet, duke nxitur diskutime mes fansave të formatit, të cilët vazhdojnë të jenë të ndarë në mbështetje të konkurrentëve të ndryshëm.







