• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sara Hoxha organizon ‘baby shower’, publikohen pamjet nga festa

Sara Hoxha dhe Ledion Liço shumë shpejt presin të bëhen prindër për herë të dytë. Ashtu siç e do tradita Sara Hoxha ka organizuar një ‘baby shower’ fundjavën që lamë pas. Pavarësisht se e shtuna dhe e diela ka qenë ditë të mbushura me panik për shkak të tërmeteve, kjo gjë duket se nuk e ka penguar gëzimin familjar të familjes Liço dhe Hoxha. Sara ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto nga festa e organizuar, ku në njërën prej tyre shfaqet përkrah Lori Hoxhës.

Në imazhin e postuar shihet se Sara është veshur me një fustan të bardhë me lule blu, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur. I gjithë ambienti duket se ka qenë i dekoruar me ngjyrë të bardhë, jeshile dhe blu, duke qenë se do të vijë në jetë një djalë.

Përkrah postimit Sara ka shkruar: “Në mes të panikut, këtë fundjavë unë organizova ‘baby shower-in’ më të veçantë me njerëzit më të afërt dhe të dashur”. Sara duhet të jetë në javët e fundit të pritjes së ëmbël, ndaj shumë shpejt do të zbulojmë portretin e vogëlushit dhe emrin që prindërit e tij do të kenë zgjedhur për të. /revistawho.com