Sara Hoxha prej disa ditësh është larguar me familjen e saj për disa ditë pushimi, që filluan me plazhin në Maldives dhe tashmë janë zhvendosur drejt Londrës. Fotot krah partnerit të saj Ledion Liço dhe djalit janë më të bukurat që Sara ka ndarë me ndjekësit e saj, por padyshim në krye qëndron kjo e sotmja. Një imazh shumë i ëmbël që tregon gjithçka ka të fshehur dashuria nënë-bir me siguri do t’ua rregullojë ditën. Bashkangjitur saj, Sara ka shkruar: “Kurrë nuk mund ta dija se zemra ime do të mbante kaq shumë dashuri”. Fotoja dhe fjalët flasin vetë…/revistawho.com