Edhe pse nuk janë parë bashkë prej kohësh, Sara Hoxha duket se nuk mban hatërmbetje ndaj ish-partnerit të saj, Ledri Vula.
Ajo ka ndarë së fundmi një pamje në rrjetet sociale nga biznesi i këngëtarit “Frix”, ku serviret fastfood.
Ledri dhe Sara, të cilët janë prindër të një vajze, i dhanë fund lidhjes së tyre rreth një vit më parë. Pavarësisht thashethemeve në media që flisnin për një rikthim të mundshëm, duket se kjo lidhje ka mbetur një “kapitull i mbyllur”.
Thashethemet nga Kosova sugjerojnë se Ledri tani ka një të dashur të re, një vajzë nga Kosova, e cila shpesh e shoqëron në koncerte brenda dhe jashtë vendit.