Ledion Liço do të rikthehet në ekran si moderator i Big Brother VIP 3 nga 13 janari, por gjatë kësaj kohe ai është rikthyer edhe në rrjete sociale. Postimet nga Ledioni kanë qenë të përditshme e së fundmi ka bërë edhe një dedikim për bashkëshorten e tij, Sara Hoxhën. Moderatori ka ndarë në Instastory një video, teksa po dëgjonte muzikë në makinë dhe ia ka dedikuar Sarës.
“Dielli im je ti Sara Hoxha”, ka shkruar Ledioni ndërsa Sara mesa duket nuk ka dashur ta teprojë me doza romantike në rrjete sociale.
“Je i lezetshëm po sikur u sheqerosëm shumë”, ia kthen ajo me humor.
Kurse ne nuk biem dakort me Sarën pasi pas kaq kohësh (vite më saktë) më në fund Ledioni po tregohet aktiv në rrjete sociale e po na shfaq edhe këtë anë të tij romantike që nuk kemi mundur ta shohim!









