Sara Hoxha ishte e ftuar “n’Audi” me Isli Islamin dhe mes të tjerash foli për marrëdhënien e saj me Ledri Vulën. Ajo tregoi se është e paqartë për lidhjen e saj dhe se do që të mbajë ca gjëra për veten:
“Njerëzit me të drejtë janë kuriozë. Unë jam shumë e lumtur për këtë, sepse në fund të fundit, është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten pak më private. Sidomos, kur janë gjëra kur ti nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh. Unë mendoj se çdo njeri ka të drejtë të mbajë diçka për vete, siç mendoj se edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë këtë vendim”, tha Sara.








